Nga: Anatoly Litvinenko / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Aty diku kah mesi i tetorit, pothuajse një muaj pasi Vladimir Putini bëri thirrje për mobilizimin e pjesshëm të qytetarëve rusë – për të bërë luftë në Ukrainë – ishte një trokitje në derën e banesës në Moskë e cila e regjistruar si rezidenca ime zyrtare në Rusi.
Miqtë e familjes që banojnë aty, hapin derën dhe hasin në dy oficerë të administratës ushtarake ruse, të cilët pyesin nëse isha në banesë. Ata thanë se nuk jam aty për më shumë se 20 vjet.
Mobilizimi u shpall nga Putini më 21 shtator, pas gjysmë viti të dështimeve strategjike, të vdekjeve të pakuptimta dhe të mizorive humanitare të kryera nga duart e ushtrisë ruse në Ukrainë. Janë rreth 356,520 viktima ruse deri më sot – afërsisht 40 për qind e të gjithë forcave të armatosura ruse. Kremlini fillimisht supozoi se do të ishte çështje dyjavore në të cilën ushtria marshon nëpër Kiev dhe rrëzon qeverinë e Volodymyr Zelenskiy-t. Megjithatë, konflikti është zvarritur në një ngërç të përgjakshëm, me humbjet e përshpejtuara të pajisjeve, të personelit rus dhe të territorit, duke kulmuar me pëshpëritjet se Ukraina tani po planifikon të tentojë të rimarrë Krimenë – e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Morali i Rusisë ka rënë po aq shpejt sa edhe ushtarët e saj në fushën e betejës, kjo pasi një pjesë e forcës fillestare pushtuese – të trajnuar profesionalisht – u eliminua dhe është shtyrë prapa nga rezistenca e fortë dhe e papritur ukrainase. U vendos se duhej gjaku i ri për fushatën, edhe pse Putini më herët kishte deklaruar se nuk do të kishte mobilizim. Përpjekjet për rekrutim vullnetar nuk ishin as të suksesshme dhe as popullore. Mediat e kontrolluara nga shteti, u përpoqën ta përshkruanin fushatën në një dritë pozitive. Por, e vërteta e zymtë në mënyrë të pashmangshme gjeti rrugën e vet për në shtëpi, kjo përmes komunikimeve personale dhe postimeve në Telegram – prej ushtarëve në front.
Mobilizimi “i pjesshëm” i Putinit ka parë, që në fillim, rekrutimin e burrave nga territoret e largëta qendrore dhe lindore, dhjetëra mijëra milje larg Moskës dhe Shën Petersburgut. Megjithatë, në një kthesë çuditërisht të shpejtë të ngjarjeve, filluan të qarkullojnë thashethemet për njerëzit që thirreshin nga qytetet në skajin perëndimor të vendit, përfshirë kryeqytetin.
Thirrja për mua është sa konfuze, po aq jo sa për t’u befasuar. Marrëdhëniet e familjes sime me shtetin rus nuk kanë qenë tamam ideale – që nga ardhja e Putinit në pushtet në vitin 2000. Si rezultat, do të prisja të isha në krye të çdo liste të personave që do të dërgoheshin në Ukrainën lindore, për t’u përdorur si mish për topa.
Kjo marrëdhënie, një histori ndonjëherë më e çuditshme sesa trillimi, është dokumentuar nga afër nga shtypi dhe nga industritë e zbavitjes – që nga vdekja e babait tim, Alexander Litvinenko, një kritik i hapur i Putinit. Kjo ndodhi në vitin 2006, disa javë pasi në një hotel në Londër piu çaj të mbushur me izotopin radioaktiv Polonium 210. Është një ngjarje që dëmtoi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Edhe tash, më shumë se një dekadë e gjysmë më vonë, vdekja e babait tim është subjekt i një serie të re dramatike të ITV-së që zgjat më shumë se katër orë dhe ku luan një nga aktorët më të shquar të Mbretërisë së Bashkuar, David Tennant.
Historia është aq e pabesueshme, saqë disa nga pjesët më të jashtëzakonshme duhej të përjashtoheshin nga prodhimi pasi mendohej se do të dilnin si trillime të dobëta.
Dhe, aty qëndron elementi tamam konfuz. Rusët e dinë mirë historinë tonë. Si ikëm unë dhe nëna ime, së bashku me babanë tim; sesi fituam azil politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas sesi duhej të ishim dëshmitarë të vdekjes së tij të ngadaltë dhe të dhimbshme nga ajo që mund të përshkruhet si armë bërthamore mikroskopike – për të mos u kthyer më në vendin që lindi dhe kështu pa dashjen tonë të përçmohemi.
E, megjithatë, pavarësisht kësaj, administrata ushtarake u shfaq në një adresë ku nuk kam banuar për dy dekada dhe, me sinqeritetin dhe padurimin më të plotë, kërkonte të më çonte në front.
Konfuzioni i tyre në përgjigjen e dhënë nga banorët aktualë të banesës time, duket tregues i gjithë konfliktit në Ukrainë; një mungesë e plotë komunikimi dhe mirëkuptimi mes ideologjisë brutale të Kremlinit dhe vuajtjes së subjekteve të tyre – gjithnjë e më të indinjuar dhe më të pavullnetshëm. Po të isha në shtëpi, do të më kishin dhënë rreth 30 minuta kohë për të paketuar gjërat e mia dhe për t’u nisur me ta – nga banesa ime – ndoshta për të mos u kthyer më kurrë.
Pyes veten nëse ndonjëri nga miqtë e mi të fëmijërisë kishte vizitorë të ngjashëm në shtëpi, ndërkohë që më mungonte fati i mirë të cilin unë e gëzoja – të isha shumë larg nga vendi (si për ironi, janë të shumtë fëmijët e elitës ruse që konceptuan këtë konflikt).
Shmangia e plumbit është sa emocionuese aq edhe tmerruese – por, më vjen mirë që kjo frazë është metaforike dhe jo literale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova