LAJMI I FUNDIT:

Kremlini arreston për spiunazh shkencëtarët rusë që zhvilluan raketën hipersonike

Kremlini arreston për spiunazh shkencëtarët rusë që zhvilluan raketën hipersonike

Tre akademikë rusë që punuan në zhvillimin e teknologjisë së raketave hipersonike përballen me “akuza shumë të rënda”, njoftoi Kremlini.

Tashmë ka filluar një hetim për tradhti, duke trazuar shpirtrat në komunitetin shkencor rus dhe ka frikësuar akademikët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte në dijeni të letrës së hapur të shkencëtarëve siberianë në të cilën ata mbronin kolegët e tyre, por se çështja tani është në duart e shërbimeve të sigurisë, raporton skynews.


Në një letër të publikuar të hënën, kolegët e Anatoly Maslov, Aleksandar Shipljuk dhe Valery Zvegintseva shprehin protestën e tyre kundër arrestimit të shkencëtarëve dhe theksojnë se ata janë të pafajshëm.

“Të tre i njohim si patriotë dhe njerëz të ndershëm që nuk janë të aftë të bëjnë atë për të cilën dyshohen”, thuhet në letër.

Ukraina njoftoi të martën se arriti të shkatërrojë gjashtë nga këto armë brenda një nate, megjithëse Rusia e kundërshton këtë informacion.

Shkencëtarët e arrestuar kanë marrë pjesë në konferenca shkencore rreth kësaj teme për vite me radhë dhe kanë botuar një sërë punimesh shkencore.

Në një letër të hapur nga kolegët e tyre në Institutin e Mekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Novosibirsk, thuhet se të dhënat e paraqitura nga shkencëtarët në forumet ndërkombëtare janë kontrolluar vazhdimisht për t’u siguruar që nuk përfshinin informacion konfidencial.

Megjithatë, rezultoi se “çdo artikull apo punë shkencore mund të rezultojë në një akuzë për tradhti të lartë”, thuhet në letrën e hapur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Azia
Kalo në kategori