LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi në Ditën botërore të mësuesit: Kosova ka qeveri që nuk i intereson mirëqenia e mësimdhënësve

Krasniqi në Ditën botërore të mësuesit: Kosova ka qeveri që nuk i intereson mirëqenia e mësimdhënësve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar sot mësimdhënësit kosovarë për nder të ditës botërore të mësuesit, ndërsa ka fajësuar qeverinë Kurti për përbuzjen mësimdhënësve.

“Fatkeqësisht, kjo ditë, që do të duhej të ishte festë edhe në Kosovë, mësuesit tanë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze në krahasim me realitetin e ri dhe, më e keqja, të shtypur e të penalizuar”, ka thënë kreu i PDK-së.

Deklarata e plotë e Krasniqit:


“Festë e vjedhur për mësuesit tanë!

Sot, në botë, festohet Dita e Mësuesit, e vendosur nga 5 tetori i vitit 1994, për të falënderuar dhe nderuar mësuesit për kontributin e tyre ndaj gjeneratave të reja.

Fatkeqësisht, kjo ditë, që do të duhej të ishte festë edhe në Kosovë, mësuesit tanë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze në krahasim me realitetin e ri dhe, më e keqja, të shtypur e të penalizuar.

Sot, si asnjëherë më parë, mësimdhënësit kosovarë kanë një Qeveri aspak miqësore e empatike me ta dhe një Kryeministër të cilit nuk i intereson mirëqenia e as kontributi i tyre historik.

Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve.

Ftoj Qeverinë edhe një herë që, përveç ekzekutimit të pagave të shtatorit për mësimdhënësit, sa më parë të sjellë në Kuvend Ligjin për Pagat, sepse mësuesit tanë meritojnë një trajtim dinjitoz.

Ndërkaq, për punën e përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, u dërgoj falënderimet më të përzemërta të gjithë mësimdhënësve kosovarë.

Mos u dëshpëroni! Dje, sot, nesër – jemi me ju!

Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar dhe urime Dita e Juaj!”, ka shkruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori