LAJMI I FUNDIT:

KQZ njofton presidentin Thaçi për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ njofton presidentin Thaçi për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 6 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha që së bashku me shkresën njoftuese, KQZ i ka bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara për subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në këto zgjedhje.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare para disa ditësh, ku ka shpallur Lëvizjen Vetëvendosje partinë fituese të zgjedhjeve.


Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.270% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 24.548% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.234% të votave, koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.515% të votave, Lista Serbe ka marrë 6.402% të votave, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 5.002% të votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori