LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Osmani: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Kovaçevski-Osmani: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka takuar sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, thonë nga konferenca për shtyp e Qeverisë së RMV-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në takim, thuhet në deklaratë, u nda një vlerësim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore dhe konstruktive, me dialog të rregullt dhe të hapur dhe pa çështje të hapura mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për hapat e mëtejshëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimit të miqësisë mes qytetarëve të dy vendeve.


“Kryeministri Kovaçevski e uroi Kosovën për liberalizimin e miratuar të vizave dhe tregoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë aktivisht aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, u shpreh gatishmëria për organizimin e një seance të dytë të përbashkët të qeverive të dy vendeve, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje të reja dypalëshe në disa fusha.

Kovaçevski theksoi se Kosova është një partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të dy drejtimet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së RMV-së.

Duke iu referuar dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shtojnë nga atje, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe inkurajon të dyja palët për dialog të mëtejshëm produktiv në drejtim të rritjes së besimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori