LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Dreksler: Partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është i fuqishëm dhe priten suksese të përbashkëta edhe më të mëdha

Kovaçevski – Dreksler: Partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është i fuqishëm dhe priten suksese të përbashkëta edhe më të mëdha

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot pati takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Në takim, siç njoftojnë nga shtypi i qeverisë, u përmblodhën përshtypjet nga vizita e javës së kaluar e Kryeministrit Kovaçevski në Berlin. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e parezervë nga Republika Federale e Gjermanisë për proceset demokratike në vendin tonë, për integrimin në Bashkimin Evropian dhe konkretisht për mbështetjen e shprehur për zbatimin e kornizës negociuese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Me këtë rast, Kryeministri theksoi rëndësinë e Rezolutës së Bundestagut të Gjermanisë, me të cilën shprehet mbështetje e fuqishme për integrimet evropiane të vendit, si dhe njihet kultura, gjuha dhe identiteti maqedonas.


Në takim, thuhet në deklaratë, u theksua edhe një herë mbështetja e fuqishme dhe e qartë nga Gjermania për vazhdimin e hapave të ardhshëm në procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, si një mundësi unike me të cilën e ka para vendi ynë.

Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja Dreksler u shprehën të kënaque që partneriteti Maqedoni-Gjermani, i cili këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është duke u përmirësuar dukshëm dhe në vazhdimësi, siç dëshmohet nga bashkëpunimi i zhvilluar ekonomik. Në të njëjtën kohë, u konfirmua rëndësia e procesit të Berlinit dhe përkushtimi i vendit tonë për përforcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe projekteve në korniza të të njëjtit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori