LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë, paketa ka 10 pika

Kotzias: Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë, paketa ka 10 pika

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, shprehu këtë të hënë optimizmin për mbylljen së shpejti të marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

“Ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t’i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, dhe kështu me radhë”, citohet kryediplomati grek në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke.

Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizitës zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.


Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë greke u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarrëveshje shumëvjeçare./Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori