LAJMI I FUNDIT:

Kostovski i LSDM-së: Gjatë krizës, referendumi është iniciativë e tepërt

Kostovski i LSDM-së: Gjatë krizës, referendumi është iniciativë e tepërt

Pas konfirmimit të këtij obligimi të Kuvendit, ne do të prononcohemi si grup i deputetëve. Ne si shumicë në pushtet, disa herë në deklarata edhe kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, theksoi se ky është proces retrograd, i cili vetëm do ta dërgojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në disa izolime, në disa kohëra të kaluara dhe aspak nuk jemi në linjë të njëjtë kur mendojmë se si të kalohet rruga evropiane e shtetit tonë”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski lidhur me Iniciativën për referendum të OBRM-PDUKM-së.

Në deklaratën e sotme para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kostovski tha se organizimi i referendumit është e drejtë demokratike.

“Organizimi i referendumit është e drejtë demokratike dhe ne si demeokraci plurale dhe shtet demokratik çdoherë jemi në anën e njëjtë me respektimin e mundësive dhe të drejtat që i kanë të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe partitë politike. Por thjeshtë, mendoj se në kohë të krizës, në kohë të gjendjes së vështirë ekonomike dhe energjetike në Evropë, botë dhe shtetin tonë, këto janë iniciativa të tepërta dhe procese retrograde, të cilat e kthejnë shtetin në disa kohëra të errëta, izoluese”, tha ai.


I pyetur nëse kalon iniciativa, LSDM-ja ka ndërtuar qëndrim për këtë, nëse do të bëjë thirrje për bojkot ose aktivisht do të marrë pjesë dhe do të votojë kundër, ai tha se në fillim Kuvendi duhet ta kontrollojë rregullsinë e Iniciaitvës, e pastaj do të informojnë me kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori