Përkundër që nuk ka ardhur ndonjë investitor serioz me renome botërore, investimet e huaja këtë vit kanë arritur shifrën gati 600 milionë euro ose 43 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Këto kryesisht dominohen prej investimeve në patundshmëri dhe në shërbime financiare.
Krahas kësaj rritje, vendi ka shënuar progres edhe në sektorin e eksporteve. Eksportet arrijnë vlerën rreth 800 milionë euro deri në tetor.
Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj pret që eksportet sivjet të arrijnë vlerën rekorde prej 1 miliard euro.
Teksa ka treguar se nga eksportet e sivjetme, mbi 15 për qind prej tyre janë të tregtuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Kanë marrë pjesë (prodhues vendor) në panaire të ndryshme ndërkombëtare në shtetet kryesore evropiane, ku kemi shkëmbime tregtare dhe investime dhe që kemi potencial për t’i rritur. Po ashtu edhe në New York. Si rezultat i saj, kemi pasur rritje të eksportit për periudhën janar-tetor, eksportet e Kosovës kanë arritur në 774 milionë euro apo 26 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pra, eksporti për herë të parë e shënon këtë rritje rekorde. Mendoj që deri në fund të vitit, ka tendencë që eksportet të shënojnë shifrën 1 miliard euro”, thotë Dedaj.
“Shtetet e rajonit dhe Bashkimi Evropian, e po ashtu, në vitet e fundit edhe Amerika, janë partnerët kryesor. Sa i përket vendeve të BE-së, janë Gjermania, Italia, Holanda, po ashtu është Amerika dhe Maqedonia. Amerika merr pjesë me 15.7 për qind në eksport, Maqedonia me 12.6 për qind, Shqipëria me 11 për qind, Gjermania me 9.2 për qind, Zvicra me 7.2 për qind, Italia me 5 për qind, Mali i Zi e Holanda me 3 për qind”, shton ai.
Ai thekson se në vitin 2023 pritet të investojnë në Kosovë, kompani me renome botërore, si Lidl dhe KD Business Development.
Po ashtu, ai ka përmendur si të arritur sivjet në këtë fushë, ardhjen kompanisë Gold Ventures Investments Western Balkan, në Parkun e Inovacionit në Prizren (ITP).
Megjithëse, nuk përmendi me emra, ai tha se disa komuna po vendosin barriera ndaj investitorëve të huaj.
“Kemi progres dhe komunikim të vazhdueshëm edhe me kompaninë Lidl, shumë shpejt do të jetë takimi për hapa konkret. Po ashtu, kemi edhe investitorin gjerman KD Business Development, që merret me industrinë e metal prodhimit. Ky investitor është ende në proces, mirëpo ndonjëherë ka sfida në Kosovë, procedura burokratike, ku kemi të bëjmë me komunat për akomodimin e bizneseve nëpër komuna. Por, rrjedhimisht është një frymë pozitive dhe një interes mjaft i lartë i investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë dhe tani më është evidente që ka rezultate, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur”, tha ai.
Sipas Dedaj, investimet e huaja për herë të para kanë arrit gati 600 milionë euro.
“Njëjtë sikur rritja e eksporteve, kemi pasur edhe rritje të investimeve. Investimet huaja direkte vitin e kaluar në vitin 2021, kanë qenë 420.7 milionë euro apo një rritje prej 22 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa, vetëm sivjet në periudhën janar-shtator investimet e huaja direkte kanë arritur në 566.9 milionë euro ose një rritje 43 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thekson Dedaj.
Gjatë vitit që po lëmë pas KIESA ka pasur disa aktivitete në sektorin e eksportit, ku ka marrë pjesë dhe organizuar 14 panaire të ndryshme ndërkombëtare me rreth 110 biznese prodhuese vendore të sektorëve prioritare.
Në fund, ai thotë se KIESA do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me nxjerrjen e ligjeve të reja, me politika të reja dhe lehtësira të tjera shtesë, me qëllim që të rriten edhe më shumë investimet e huaja direkte. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët