Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten planin e gatishmërisë dhe regimit për Coronavirusin , Covid-19 (Verzioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitet ndër sektoriale, ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut.
“Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër. Masat e ndërmarra deri më tani janë koordinuar me Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe kanë marrë parasysh dhe udhëzuesit e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC) dhe deri tash janë duke u zhvilluar sipas Planit të gatishmërisë. Ky plan gjithashtu detajon edhe mënyrat e menaxhimit klinik të rasteve, masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, kapacitetet laboratorike dhe ato të trajtimit. ndërlidhjen midis niveleve të kujdesit shëndetësor me agjensionet dhe institucionet e tjera jashtë sektorit shëndetësor dhe shumë masa të tjera, të cilat mund të modifikohen varësisht prej zhvillimit të situatës në vend dhe në nivelil global lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave spcifike si karantina në rast nevoje.
“Në procesin e zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit janë të përfshirë Ministria e Shëndetësisë (MSh); Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK); Qendra Klinike Universitare – Klinika Infektive dhe Qendra Emergjente (QKUK/KI, QE); Spitalet rajonale, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME); Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM); Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AUV); Forca e Sigurisë së Kosovës – Ministria e Mbrojtes (FSK, MM); Policia e Kosovës (PK); Inspektoriati Shëndetësor dhe ai Sanitar; Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë; Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF); Qendrat sentinel për rastet me grip (ILI), ARI dhe SARI dhe Coronavirusin e ri COVID-19. Gjithashtu, varësisht nga burimi dhe rruga e përhapjes së infeksionit, në proces përfshihen edhe institucione tjera: Shërbimet veterinere komunale; Institucionet dhe organizmat të identifikuar nga Qeveria; Partnerët tjerë relevantë, thuhet në njoftim.
Komitetit për Sëmundje ngjitëse, bën të ditur se për momentin në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, dhe tash për tash, po punohet në baza ditore për komunikimin e rrezikut dhe informimin e popullatës, megjithëse vërehet, se në mungesë informacioni, ka edhe individë të ndryshëm që ndonjëherë, ndoshta pa qëllim, shkaktojnë konfuzion e panikë me gjysëminformata rreth trajtimit të kësaj çështje në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij