LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfiton 25 milionë euro me reformën sektoriale

Kosova përfiton 25 milionë euro me reformën sektoriale

Ministria e Administratës Publike, për mbështetje të zbatimit të Reformës së Administratës Publike, sot ka filluar trajnimin katër ditor për institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Kontratës së Reformës Sektoriale, e cila është nënshkruar vitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komisioni Evropian.

Kontrata e Reformës Sektoriale e Administratës Publike të Kosovës, e cila për herë të parë po realizohet në Kosovë, përqendrohet në Strategjitë relevante ekzistuese si Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (SMAP), Strategjia për Rregullim më të Mirë dhe Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave si dhe Agjenda Evropiane e Reformave (ERA).

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, deklaroi se hyrja në fuqi e Kontratës së Reformës Sektoriale avancon marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe është tregues se Komisioni Evropian konsideron se ka pjekuri institucionale dhe kapacitete profesionale për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore Kosovës nëse Qeveria arrit të zbatoj synimet e akorduara me kontratë.


Më tutje, Yagcilar tha se Kosova do të përfitojë 25 milion euro nga Komisioni Evropian nëse ka zbatim të suksesshëm të Kontratës së Reformës Sektoriale.

“Zbatimi i suksesshëm i Kontratës nënkupton modernizim të administratës publike dhe përmirësim të shërbimeve publike për qytetarët, përftime financiare për Kosovën dhe përafrim të vendit me Bashkimin Evropian, prandaj zbatimi i Kontratës së Reformës Sektoriale është prioritet kryesor për MAP dhe Qeverinë e Kosovës”, tha ndër të tjera, Yagcilar.

Ndryshe, në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale, janë tetë indikator kryesore për vitin 2019, që Qeveria duhet t’i plotësojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori