Kosovës ende nuk i është caktuar një afat kohor se kur mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, përderisa e kundërta po ndodh me shtetet fqinje.
Për më tepër, Kosova nuk ka përfituar ende nga procesi i liberalizimit të vizave me BE-në si pasojë e vonesave me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe me dështimin në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në BE. Hoxhaj ka pretenduar se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë.
Megjithatë, zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afat për fillimin e procesit të zgjerimit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën për t’iu bashkuar këtij Unioni, po Kosovës nuk i janë caktuar kushte dhe afate kohore se kur do të jetë i mundur një anëtarësim i tillë, shkruan ‘Zëri’.
Në anën tjetër deputetët opozitarë, si dhe njohësit e çështjeve të integrimit në BE fajësojnë partitë në pushtet se po tregojnë papjekuri për të qenë anëtarë të denjë në BE derisa nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe tenton t’i shmanget drejtësisë ndërkombëtare. Ata madje fajësojnë edhe ish-ministrin Hoxhaj për dështimin e vendit që një të ardhme jo të largët të bëhet pjesë e BE-së, njëjtë si vendet fqinje.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë ka thënë se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë.
“Vetëm për Kosovën nuk ofrohen as kushte, as afate kohore, andaj ne rrezikojmë që zbatimin e MSA-së ta shohim vitin e ardhshëm si një proces të njëanshëm”, ka thënë Hoxha.
Ai gjithashtu ka theksuar se përderisa për Serbinë e Malin e Zi janë paraparë afate të qarta drejt anëtarësimit në BE, për Kosovën nuk ka ndodhur një gjë e tillë. “Për Kosovën nuk thuhet e njëjta gjë. Nëse ne i përmbushim kriteret e brendshme dhe e zbatojmë MSA-në, shtrohet pyetja: Në çfarë forme do të shpërbleheshim?”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës.
Këshilltari për medie i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë për “Zërin” se Kosova ka filluar të zbatojë marrëveshjen e parë kontraktuale me BE-në.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në BE varet edhe nga rrethanat politike ndërkombëtare.
“Kosova që nga dita e parë ka filluar zbatimin e plotë të MSA-së, pastaj është duke u punuar edhe për sundimin e ligjit, si dhe në aspekte të tjera. Kështu që Kosova duhet t’i kryejë punët e veta, detyrat e shtëpisë. Se kur do të jetë anëtare apo se kur do të mbajë statusin e vendeve kandidate, si dhe të anëtarësohet në BE, kjo nuk do të varet gjithmonë nga Kosova, por edhe nga rrethanat politike e ndërkombëtare”, ka thënë ai. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi