Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk ka shënuar ndonjë progres të theksuar. Madje autoritetet kompetente, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë të ekonomisë, kanë shpresuar shumë se ekonomia do të zhvillohet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke aluduar gjithmonë në rritjen e investimeve të huaja.
Por, situata politike, korrupsioni prezent po thuajse në të gjitha institucionet, burokracia, politikat jo adekuate për zhvillim ekonomik, mbingarkesa e sektorit publik nga punëtorët jo të kualifikuar, ka bërë që ekonomia e Kosovës të stagnojë edhe shtatë vite pas shpalljes se pavarësisë.
Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, ka thënë se stagnimi ekonomik është pasojë e një mungese të një sistemi adekuat ekonomik, që nënkupton ligje që i përshtaten këtij mjedisi.
Për gjendjen aktuale ekonomike, thotë ai, një pjesë të fajit e bartë edhe klasa politike, duke filluar nga institucionet e larta qeveritare e deri tek ato komunale. “Unë mendoj se rënia e investimeve direkte, qoftë të brendshme apo të jashtme, ka ardhur si pasojë e shkallës se lartë të korrupsionit dhe nepotizmit, formave të ndryshme të pengesave, qoftë ligjore apo tarifore për investitorët”.
“Prandaj, unë mendoj se kjo qeveri dhe kjo klasë politike duhet të gjejë forma që të ndërtojë një sistem që do të absorbonte zhvillimin ekonomik që nënkupton jo me një mentalitet të si deri më tani, jo me këta ekspertë të sotëm që gjenden në një rreth vicioz“, ka thënë Ramosaj.
Ajo që më se shumti është zhgënjyese gjatë kësaj periudhe, është rënia e investimeve të huaja, investime këto për të cilat është pritur se do të rriten pas shpalljes se pavarësisë.
Duke e quajtur shqetësues këtë fakt, profesori tjetër në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Muhamet Sadiku, thotë se Kosova gjendet në një udhëkryq të tranzicionit sa i përket aspektit ekonomik.
“Që nga viti 2008, Kosova vazhdon të përfshihet në një trend rënës të investimeve të jashtme dhe kjo është vërtet shqetësuese. në të gjitha shtetet e rajonit kemi një fluks të rritjes se investimeve të jashtme, kurse në Kosovë po ndodh e kundërta”.
“Kjo ndërlidhet me mjedisin jomiqësor për investime, kjo ndërlidhet me një qeverisje jo efektive, situatë shqetësuese është edhe situata sociale. Do të thotë, çdo ngecje në zhvillimin ekonomik reflektohet në mënyrë shumë të ashpër në standardin e njerëzve”, ka thënë Sadiku për Radion Evropa e Lirë.
Por, profesori Berim Ramosaj thekson se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte dhe hapësirë që investitorët e huaj, por edhe ata vendorë, të kenë përfitime materiale më shumë se në vendet e rajonit.
“Në qoftë se një investitor mundet të fitojë në vendin e tij, apo vendet tjera karshi Kosovës, apo fiton në nivel të barabartë , ai nuk vjen në Kosovë, duke marrë parasysh shkallën e sigurisë, problemet politike, shkallën e korrupsionit. Prandaj, mendoj se kjo është edhe terapia. Në vend duhet të krijohet një situatë që bizneseve në Kosovë të iu mundësohet përfitim”, thekson Ramosaj.
Ndërkaq, Muhamet Sadiku, thekson se është koha e fundit, që të vihet një fokus i ri në politikat e reja ekonomike, që për orientim kanë zhvillimin e sektorit privat me reformat strukturore dhe përmirësimin e mjedisit biznesor.
“Në këto tri rrafshe, Kosova duhet të bëjë ndryshime. Duhet të pranohet se Kosova duhet të fuqizojë shtetin ligjor. Nëse fuqizohet shteti ligjor atëherë është e mundur që të bëhen këto ndryshime”.
Ndryshe, Kosova shpesh është kritikuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për gjendje jo të mirë biznesore dhe mos siguri për investitorët ndërkombëtarë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington