LAJMI I FUNDIT:

Kosova në ‘Times Square’, Kryeministri Haradinaj falënderon Dua Lipën

Kosova në ‘Times Square’, Kryeministri Haradinaj falënderon Dua Lipën
Foto: Getty Images/Guliver/Telegrafi

Gjatë ditës së martë, një nga ‘billboard’-ët më të mëdhenj në “Times Square” të New Yorkut, ka shfaqur imazhin e këngëtares shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Bëhet fjalë për reklamën e sponsoruar nga “Spotify”, e cila është bërë me qëllim promovimin e saj për çmimin “Artistja e re më e mirë” në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës në botë, “Grammy Awards”.

https://www.instagram.com/p/BtN92f5BIp_/


“Nga Kosova në Brtianinë e Madhe, për tu nominuar për çmimin Artistja e re më e mirë”, shkruhej në ‘billboard”-in gjigant të New Yorkut.

Të lumtur nga ky promovim që i është bërë Kosovës në sheshin “Times Square” kanë qenë shqiptarë të shumtë, të cilët kanë shpërndarë me të madhe imazhin në rrjetet sociale.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai ka publikuar imazhin e ‘billboard’-it të Duas në rrjetin social Facebook, teksa në statusin e tij ka falënderuar këngëtaren për këtë promovim që i bënë Kosovës.

“Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify: “Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë”. Faleminderit Dua”, janë fjalët e kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Edhe Dua vet është ndjerë e lumtur me prezantimin e saj në këtë format, teksa falënderuar platformën e madhe të muzikës, “Spotify”, që ia mundësuan këtë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Kalo në kategori