Në janar të këtij viti, Temple University Press në Philadelphia të SHBA-ve, botoi librin për kinematografinë e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, pas vitit 1989 (Cinemas in Transition in Central and Eastern Europe aftër, 1989). Rëndësia e këtij libri, për lexuesin shqiptar, qëndron në faktin që ne mesin e shteteve të ish Jugosllavisë prezantohet edhe Kosova - si shtet me kinematografinë e saj.
Ibadete Kutllovci
Libri në mënyrë faktografike pasqyron kinematografinë kombëtare, përmes një analize të filmave nga Republikat Çeke dhe Sllovake, ish-Republika Demokratike Gjermane, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Ukraina, dhe të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia.
Autorët e shumë librave profesionalë mbi kinematografinë, Catherine Portuges dhe Peter Hames, mblodhën bashkë autorët me famë, si: Barton Byg, Alexandra Foamente, Andrew Horton, Dina Iordanova, Ewa Mazierska, Bohdan Y. Nebesio dhe Bogdan Stefanescu, që me kontributin e tyre ndriçojnë prodhimet kinematografike në prag të kolapsit të Bashkimit Sovjetik, thyerjes se Murit të Berlinit dhe shpërbërjes se Jugosllavisë.
Duke mos u ndalur vetëm ne lëvizjet politiko-sociale pas vitit 1989, ata në këtë libër emocionuese na pasqyrojnë edhe ndryshimet estetike dhe infrastrukturore në kinematografi, duke treguar nevojën e domosdoshme të koproduksioneve filmike në mes të shtëpive filmike të këtyre vendeve me kompani filmike në Evropën Perëndimore, që tregu i filmit të globalizohet.
Skenaristi i filmit të parë të aktorit Brad Pitt, “The Dark Side of the Sun”, dhe autori i mbi pesëmbëdhjete librave, profesori Andrew Horton, në “Cinemas in Transition” shkruan kapitullin mbi kinemanë në vendet e dala nga Jugosllavia. Ai na jep një përmbledhje historiografike të sukseseve të kineastëve më eminentë të dalë nga ky territor, duke përshkruar rrugëtimin e tyre të mbijetesës gjatë pavarësimit të shteteve të tyre nga ish-Jugosllavia.
Ai përshkruan edhe aspekte politike nëpër të cilët kaluan artistët në përgjithësi, gjatë luftërave në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Tek pjesa kur shkruan mbi shtetin e Kosovës, Horton ndalet në mënyrë të veçantë në periudhën 1989-1999, kur përshkruan vitet e vështira nën sundimin e Slobodan Milosevicit. Ai thotë se gjatë asaj periudhe, njerëzit e Milosevicit mbyllen Kosovafilmin dhe televizionin e Prishtinës, duke lënë pa punë artistët dhe kineastët të cilët u detyruan të emigrojnë jashtë.
Në përshkrimin pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, Horton tregon fakte të rëndësishme se si afro 58 për qind të shtëpive ishin shkatërruar dhe se si u kthyen në vendin e tyre një milion refugjate të deportuar jashtë Kosovës.
Ne arritëm që të marrim një prononcim të shkurtër nga ai. Në pyetjen tonë se pse vendosët që shtetin e Kosovës ta fusni në mesin e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, ndonëse Kosova për dallim nga të tjerat nuk është anëtare e OKB-së, ai u përgjigj: “Më duhet të jem i sinqertë. Unë, para se të takoja një filmbërës tuajin, nuk kisha idenë që Kosova kishte film, Nuk më kishte rënë të dëgjoja për të, edhe pse dija që Kosova ekzistonte për shkak të shumë ngjarjeve që ndodhnin atje. Takimi me Avni Abazin më ka dhënë përshtypje krejt tjetër për Kosovën dhe artistët atje. Avniu me mburrje tregonte që disa filma kosovar kanë qenë të shpërblyer në kuadër të festivaleve në ish-Jugosllavi”.
Ai shton se nuk e kishte të vështirë të shkruante për Kosovën, “sepse Avniu kishte bërë disa prezantime në 2002 në universitete amerikane, me temën filmi dhe media në Kosovë e Ballkan”. “Unë përmblodha pjesët kryesore, ato që më duheshin, dhe i botova. Më vjen keq që s’kam arritur të përfshijë disa produksione filmash pas vitit 2004 të prodhuara në Kosovë. E sidomos filmin e fundit të regjisorit Agim Sopi, ‘Agnus Dei’, për të cilin Avniu ka treguar që ka udhëtuar në shume festivale ndërkombëtare”.
Ne historikun kinematografik të shtetit të Kosovës, përmendën filmat “Kukumi”, “Etjet e Kosovës” dhe “Rrugët që vrasin”, si dhe kronologjikisht pasqyrohet ndërtimi i institucioneve të kulturës pas luftës në Kosove, siç janë Kinema ABC, Kosovafilmi dhe institucione tjera. Njëherazi, Horton nuk lë pa përmendur faktin që SHBA ka ndihmuar shtetin e ri të Kosovës, duke financuar serialin e parë të pasluftës në Kosovë, “Jeta e një toke”, të transmetuar në KTV.
Për këtë në biseduam me ideatorin dhe producentin e serialit “Jeta e një toke”, Avni Abazi.
“Ishte surprizë e këndshme dalja e këtij libri. Kur e pash Kosovën krah shteteve tjera, u gëzova pa masë”, pohon Abazi, duke shtuar më tej: “Nuk e mohoj që ndihëm krenar të jem në një libër me kaq peshë, dhe nga autorë shumë të fuqishëm dhe të lexuar anë e mban botës nga profesionistët e filmit. Por, pa modesti më duhet të them që të jesh ne mesin e emrave si Danis Tanovic dhe Milco Manchevski, njeri fitues Oskari dhe tjetri i nominuar, është vërtet satisfakcion. Mos të harrojmë që në shumë literatura mbi Evropën Juglindore, Kosova nuk figuron fare, ose edhe aty ku figuron prezantohet si pjesë e Serbisë, e diku edhe më keq, si krahinë autonome e saj. Për këtë më duhet të potencoj që vërtet i jam mirënjohës z. Horton që ka thyer paragjykimet dhe na ka prezantuar si shtet në këtë libër”.
Shumë lexues dhe studiues që kanë lexuar librin “Cinemas in Transition”, vijnë në konkluzion që ky libër është kontribut shumë i rëndësishme për studimet e kinemasë, studimet evropiane, studimet transicionale demokratike, dhe studimet postkomuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore, pas vitit 1989, duke na ardhur si freski e lehtë dhe shumë informative mbi atë se çfarë ka ndodhur me filim pas Luftës së Ftohtë, në Evropë dhe më gjere. Libri mund të blihet online në Amazon dhe kushton 79 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

E vërteta, sipas Dritëro Agollit

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës