LAJMI I FUNDIT:

Kosova me kredi të këqija më të ulëta në rajon

Kosova me kredi të këqija më të ulëta në rajon

Aktualisht vlera e tyre është rreth 140 milionë euro, apo rreth 7.1 për qind në portofolin e përgjithshëm të kredive. Kështu thotë për radio Kosovën drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Balija.

Ndonëse kreditimi në Kosovë ka shënuar rritje gjatë këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, kreditë joperformuese, që njihen si kredi të këqija që nuk kthehen me kohë nga kredimarrësit, kanë shënuar rënie. Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija theksoi për Radio Kosovën se aktualisht niveli i kredive joperformuese në Kosovë është më i ulëti në rajon.

“Për momentin është 7.1 për qind në portofolin e përgjithshëm kreditor të Kosovës. Në vlerë absolute rreth 140 milionë euro janë kredi joperformuese në portofolin aktual”, thotë Balija.
Rënia e nivelit të kredive joperformuese, sipas tij, është si rezultat i angazhimit të të dy palëve që janë të përfshira në këtë proces.


“Është edhe kujdesi i qytetarëve dhe bizneseve që janë të rregullt në kthimin e kredive sigurisht, por është edhe menaxhimi i portofolit kreditor nga bankat, të cilat janë duke bërë selektimin e kreditorëve të mirë dhe duke u munduar t’iu ofrojnë kredi sa më shumë atyre që kanë kapacitete që t’i kthejnë”, thekson Balija.
Afaristi Ramiz Kelmendi thotë se për shkak të kamatave të larta që kanë qenë deri tani, për disa afaristë mund të paraqet problem kthimi i kredive të vjetra.

“Shpeshherë ndodh që duhet me marrë një kredi për ta kthyer një kredinë e vjetër, por zakonisht janë të parapara kur afarizmi nuk shkon në trendin e duhur, të bëhet riprogramimi i kredisë së njëjtë, të shtohet greis-periudha apo rikapitalizimi i interesit të asaj kredie, në mënyrë që të mos merret kredi e re për ta kthyer kredinë e vjetër”, thotë Kelmendi.
Ndryshe, deri në gusht të këtij viti, niveli i përgjithshëm i kredive ka kaluar 2 miliardë euro, që është niveli më i lartë në periudhën e pasluftës, ndërsa normat e interesit në mesatare kanë rënë në rreth 7.9 për qind. /Radio Kosova/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori