Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, së bashku me një delegacion të fushës së Transportit Rrugor, të udhëtarëve dhe mallrave, po qëndrojnë në Sofie të Bullgarisë me ftesë të homologut të tij, ministrit të Qeverisë së Bullgarisë, Yvaylo Moskovski.
Delegacioni kosovar i udhëhequr nga ministri Zharku nënshkruan marrëveshjen për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë mbi Transportin Rrugor Ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, e nënshkruar më 27 qershor 2011.
Kjo Marrëveshje rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë si transportin bilateral, transit dhe vendet e treta, në kuadër të Marrëveshjes është përcaktuar regjimi i sistemit të lejeve në transportin e mallrave bilateral, transit dhe vendet e treta ndërmjet dy vendeve, respektivisht kjo Marrëveshje ka për qëllim të avancimit të tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.
Qëllimi kryesor i ndryshimit të Marrëveshjes është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të vendeve respektive, ku ka të bëjë me rregullimin e çështjeve të pagesave rrugore dhe shfrytëzimin e rezervuarve të karburanteve normale të automjetit të cilat janë ndërtuar nga prodhuesi dhe janë të destinuara për ngasjen e automjetit dhe funksionimin e mjetit motorik, që ndërlidhen me aktivitetet e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, ndërmjet palëve kontraktuese respektivisht Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bulgarisë.
Kontribut të veçantë për arritjen e kësaj Marrëveshje ka dhënë Ambasada e Republikës së Kosovës në Bullgari, e cila është përkrahëse e të gjitha proceseve në mes të dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës