Kosova Lindore mes interesave ruso-amerikane
Ishte korrespondenti i njohur amerikan me prejardhje italiane Marco Markoni i Transatlantik wireless Telegraph, i cili me shumë nguti kishte vrapuar i entuziazmuar pranë dyerve të New York Times për të publikuar korrenspodencën e tij mbi ujdinë që kishin arritur kapitalistët amerikan dhe ata rusë për konstruktimin dhe ndërtimin e rrugës lundruese për lidhjen e Danubit me Detin Egje. Kështu që me datën 18 janar të vitit 1913 gazeta prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull "Kapitalistët amerikan dhe ata rusë kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese që do ta lidhte Danubin me Detin Egje" duke vazhduar citatin e Markionit: Të rejat e arritura nga këtu, Shën Peterburgu, tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikan dhe atyre rusë për fillimin e përbashkët të konstruktimit dhe ndërtimit të kanalit ujor që do të lidh lumin Danub me detin Egje , kjo donë të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar pra nga Serbia në Maqedoninë e epërme.
Nga këtu edhe filluan përleshjet ndoshta edhe të para mes superfuqive të ardhshme për sferat e interesit regjional në Ballkan. Si pasoj e tendencës ruse për mosrrespketim të marrëveshjes, shfaqet pa asnjë dilemë interesimi i hershëm amerikan për rajonet e Ballkanit dhe bëhen vlerësimet e para për pasurit e tyre, të jashtme e të brendshme duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në përpilimin e politikave të shumë administratave të tjera amerikane në vijim.
Në atë marrëveshje siç shkruajnë mediat amerikane ishte vendosur që kjo ndërmarrje të ndërtohej bashkërisht mes kapitalit rus dhe atij amerikan.( Nju Jork Tajms 18 janar /1913). Një investim i përbashkët mes SHBA-së dhe Rusisë, që thyerja e interesave dhe shfaqja e dyshimit sapo kishte filluar. Se në çfarë kahje u zhvilluan ne vitet në vazhdim këto marrëdhënie gjithë e dimë, kur pak para dhe fill mbas Luftës së Dytë Botërore këto dy vende zyrtarizuan politikat e tyre që ishin diametralisht në kontrast njëra me tjetrën.
Kështu që edhe realizimi i kësaj marrëveshje mbeti peng i marrëdhënieve gjithherë të acaruara mes këtyre dy superpoleve ushtarako-politike shumë të rrezikshme për paqen botërore. Zhvillimet morën rrugë tjetër dhe realizimi praktik i marrëveshjes, humbi nga agjenda ditore e dy qeverive në Shën Peterburg (më vonë në Moskë) dhe asaj në Uashington. Por kjo marrëveshje deri sa u “harrua” nga nënshkruesit e saj, ajo hapi një etapë të re shumë të dhimbshme për popullatat lokale që banonin rajonet ku ishte skicuar të rregullohej kjo rrugë lundruese shumë e përfolur në atë kohë.
Ishte shumë interesante që gjatë gjithë dokumenteve historike mbi marrëdhëniet ruso -amerikane në Ballkan, marrëveshja e 13 Janarit e vitit 1913 për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujore në luginën e Preshevës (që pati tendenca tradhtie nga Rusia dhe Obrenoviqi më vonë) është marrëveshja e parë e nënshkruar mes këtyre dy vendeve për ndonjë çështje që zhvillohet në Ballkan. Edhe pse lugina e Preshevës ishte survejuar nga Konsulli Amerikan me seli në Konstantinopojë (Stambolli i sotshëm) z.Xhon Lieshman, i cili për herë të parë nga terreni kishte raportuar mbi idenë e hapjes së këtij kanali ujor në raportin e 7 korrikut të vitit 1909 në statusin e Konsullit gjeneral Amerikan në Konstantinopojë duke e publikuar në dokumentacionet e përjavshme të U.S.Consular and Trade Raports. Qeveria serbe dhe ajo ruse shumë gjatë (që vazhdon edhe sot) kishin tentuar të humbin origjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve herë si plan serb i një ish mbreti të tyre e herë si ide evropiane duke tentuar të humbin origjinalitetin e saj si ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909 kur për herë të parë Konsulli amerikan në Konstantinopojë shkroi për këtë ide dhe raportojë direkt nga terreni, saktësisht nga lugina e Preshevës dhe Shkupi ku ishte me vizitë zyrtare. Në dokumentacionin dhe korrespodencat e asaj kohe raporti i konsullit amerikan ne Stamboll z.Xhon Lieshman është dokumenti i parë zyrtar në gjuhën angleze që ka të bëjë me idenë e rregullimit të kanalit ujor.
I planifikuar në mënyrë precize dhe ekonomikisht shumë mirë i arsyetuar, ky plan kishte elektrizuar aq shumë klasën sunduese serbe të asaj kohe, sa që implikimi rus ishte bërë aq i domosdoshëm sa herë që qeveria e Obrenoviqit mendonte se pozicioni serb ishte dobësuar në nivel ndërkombëtar. Çfarë e kishte ushqyer aq shumë qëndrimin e ashpër rus, në kundërshtimin dhe minimin e vazhdueshëm të çfarëdo marrëveshje mes Qeverisë serbe dhe asaj amerikane për marrjen me koncesion të terrenit ku do të rregullohej ky kanal, ishte frika ruse për rritjen e mundshme të influencës amerikane mbi ekonominë serbe të asaj kohe dhe tmerri rus i humbjes së faktorit Serbi në planet e saja për rregullimin e Ballkanit, ky qëndrim i ashpër rus dhe pozita e saj e fuqishme ndërkombëtare në botën e viteve 1910-13, përball pozitës shumë të dobët ndërkombëtare të Qeverisë amerikane (si një shtet që po konsolidohej në vazhdimësi) kishte imponuar bisedimet e Janarit të 1913 -tës, në oborrin mbretërorë të Shën Peterburgut në Rusi.
Spastrimi i vijës strategjike nga Lugina e Moravës drejt Luginës së Vardarit nga Shqiptarët, rrënjët i ka tek politika ruse për krijimin e kushteve në terren për tradhtinë dhe mosrespektimin e Marrëveshjen e 13 Janarit të 1913-tës. Qeveria mbretërore serbe e dinastisë së Obrenoviqëve, si pjesë integrale e konjukturës së aparatit strategjik të Rusisë cariste në Ballkan, menjëherë filloi të zgjerohej drejtë jugut të lumit Morava duke filluar një eliminim masiv të shqiptarëve autokton që banonin rreth brigjeve të Moravës, duke spastruar terrenin dhe krijuar “ngujime” të reja me kolon serbë përgjatë krejt vijës së lumit Morava dhe Vardar duke përfshirë edhe krijimin e fshatrave artificiale serbe me kolon të ri edhe në jug të Preshevës dhe rreth qytetit të Kumanovës. Plan i menduar mirë me qëllime serioze strategjike krejtësisht në dobi të realizimit praktik të kushteve për forcimin e pozitave ruse në Ballkan dhe rritjen e influencës ruse për mosrespektimin dhe tradhtinë e kësaj marrëveshje në të ardhmen. Spastrimi zhduki nga harta vendbanimet shqiptare prej Nishit e deri tek Vranja, ardhja e kolonëve serbë rezultoi me uzurpimin e tokave dhe krijimin e vendbanimeve artificiale tek Stacioni i trenit në Preshevë, Bujanoc, Ristovc, u krijuan fshatra artificiale me serbë mes Kumanovës dhe Likovës siç janë Recica dhe Tabanoci me qëllim që pjesa strategjike e rrafshit të Kumanovës dhe Preshevës (Lugina e Preshevës) të mbipopullohet dhe transformohet në tokë serbe, t’i ndryshohet ekuilibri etnik me të vetmin qëllim prishjen e marrëveshjes me amerikanët dhe krijimin e monopolit rusë në hapjen e kanalit dhe lundrimin përmes tij.
Rusia përmes Serbisë dëshiron të krijojë një pozicion të ri dhe të fortë strategjik në Ballkan duke qëndruar karshi interesave të botës perëndimore, konkretisht SHBA-ve. Qëllimi i Rusisë është që përmes këtyre bazave ushtarake të krijoj një situatë të tendosur në Ballkan, konkretisht në Kosovë në kundërshtim me planet e BE-së dhe të SHBA-ve. Gjithashtu, Rusia është kundër një shteti funksional në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe punon në kundërshtim me kursin e këtij shtetit drejt BE-së dhe NATO-së. Ajo është duke mbështetur ato forca politike fashiste në të ashtuquajturën “Republika Serpska”, një krijesë gjenocidiale, e cila kërkon shkëputje dhe bashkëngjitje me Serbinë. Projekti tjetër strategjik i Rusisë dhe Serbisë është hapja e një kanali detar nga Danubi për mes Moravës, nëpër Luginë të Preshevës dhe Vardar të Maqedonisë.
Më 20 tetor të vitit 2009, gjatë vizitës së presidentit rus Dimitrij Medvedev në Beograd ishte nënshkruar një marrëveshje në mes Kremlinit dhe Beogradit për hapjen e një të ashtuquajture Qendër logjistike “humanitare” ushtarake, e cila do të shërbente si përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe teknologjike të këtyre dy vendeve, por edhe vendeve tjera të rajonit. Kjo bazë “humanitaro-ushtarake” do të shërbente edhe si mbrojtje ndaj projektit të “Gazpromit” rus, gypat e të cilit do të kalojnë nëpër tokën serbe. Ndërsa, ajo do të ngrihet afër qyteti të Nishit, një zonë mjaft strategjike, e cila gjendet në trekëndëshin afër Bullgarisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Sergej Shoigu, zv/ministër i ushtrisë ruse dhe Ivica Dacic, zv/ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Kështu, kishin njoftuar mediat serbe, sidomos Televizioni B-92, më datë 21 tetor 2009.
Padyshim, kjo marrëveshje i hap dyert Rusisë për ta furnizuar Serbinë me armatim të ndryshëm për një periudhë të gjatë. Po ashtu, kjo bazë ushtarake konsiderohet edhe si një përgjigje simbolike ndaj bazës ushtarake amerikan në “Bondstill” të Ferizajt, në anën e Kosovës. Jo vetëm kjo, por edhe hapja e mëhershme e bazës ushtarake në fshatin Cepotinë të Bujanocit, e cila do të ketë rreth 1200 trupa, tregojnë për synimet e qarta të Beogradit. Bëhet e ditur, se në këtë bazë ushtarake ka trupa të ndryshme ruse dhe shërbejnë si bazë logjistike e Shërbimit Inteligjent Rus (KGB-së së dikurshme), por edhe presin ndonjë moment të volitshëm për intervenim. Këto forca, tanimë janë duke vepruar në Luginë të Preshevës, duke u “përkujdesur” për popullatën shqiptare, por edhe për veprim nëpër enklavat serbe, të cilave u ofrojnë mbështetje logjistike dhe materiale, sidomos të ashtuquajturave struktura paralele serbe. Po ashtu, këto baza i duhen Rusisë që të qëndrojë ende si pandan ndaj Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në mënyrë që ndikojë në këto vende në formë politike dhe ushtarake. Vlen të theksohet se baza ushtarake në Cepotinë ka kushtuar rreth 200 milionë euro, derisa këto mjete financiare janë dhënë nga bankat perëndimore për qëllime ekonomike, ndërsa Beogradi zyrtar kishte ndryshuar destinacionin e tyre duke i investuar në baza ushtarake.
Pozicionimi rus në bazat ushtarake serbe afër Nishit dhe dislokimi i tyre në Cepotin të Bujanocit sinjalizon shenjat praktike të ekzekutimit të një plani gati 100 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve nga korridori strategjik Morava–Vardar. Tani ka mbetur vetëm Lugina e Preshevës dhe Kumanova si “pyka shqiptare” mes luginave të Moravës dhe Vardarit, andaj finalizimi i planit rus po vazhdon pikërisht në këto dy pika kryesore. Planet e ndarjes së Luginës së Preshevës dhe spastrimi i qytetit të Kumanovës nga shqiptarët duke krijuar Komunën e Likoves me çka Kumanova mbetet shumicë serbo-maqedonase janë vazhdimësi e planit shekullore rus për fillimisht zhdukjen e shqiptarëve nga korridori strategjik Morava–Vardar dhe prishjen e Marrëveshjes me amerikanet të nënshkruar me 1913 dhe me vonë, blerjen dhe hapjen e kanalit strategjik ujore Morava –Vardar duke vendosur monopolin e transportit ujore ne linjën Roterdam–Selanik. Me vendosjen e këtij monopoli, qëllimet ruse janë, dobësimi i pozicionit Anglez me humbjen e rëndësisë së Gjibraltarit dhe dobësimin strategjik të Turqisë duke humbur rëndësinë e Bosforit dhe grykës së Dardaneleve. Pushtimi Rus i Luginës së Preshevës vulos thundrën ruse në Ballkan për shumë vite në vazhdim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin