LAJMI I FUNDIT:

Kosova i mban të rezervuara frekuencat për operatorin serb

Kosova i mban të rezervuara frekuencat për operatorin serb

Kosova ka lënë aq kapacitete frekuencore të lira sa për ta bërë operatorin mobil serb po aq të fuqishëm sa është Telekomi e IPKO. Këtij operatori të përkohshëm do t’i garantohet veprimtari së paku tre vjet.

Në Ministrinë e Tregtisë kanë konfirmuar se një operator serb ka aplikuar për regjistrim. Por nuk kanë dhënë më shumë detaje. Vetëm kanë thënë se aplikacioni do të trajtohet konform marrëveshjes së Brukselit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Operatorë ilegalë serbë kanë vepruar prej vitesh në Kosovë. Valë të tyre janë emetuar gjithandej territorit. Nën kushtin që të pushojë veprimtaria e tyre, marrëveshja e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka paraparë regjistrimin e një operatori serb të përkohshëm, derisa të shpallet një ankand ndërkombëtar për telefoninë e tretë në Kosovë. /Telegrafi/