LAJMI I FUNDIT:

Kosova gjatë kësaj jave pritet të vendos për doganat ndaj Maqedonisë

Kosova gjatë kësaj jave pritet të vendos për doganat ndaj Maqedonisë

Kosova gjatë kësaj jave pritet që të tërheq vendimin për rritjen e doganave për prodhimet bujqësore ndaj Maqedonisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, vendimi duhet të tërhiqet nesër, për kur edhe është planifikuar seancë e Qeverisë së Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit me ministrin e Kosovës për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, tha se ka marrë premtim se problemi do të zgjidhet nga Qeveria e Kosovës, e cila solli vendimin për rritjen e doganave.


“Kam marrë premtim nga pala e Kosovës se vërrejtjet tona do të merren parasysh, pasi bëhet fjalë për vendim qeveritar. Në seancën e parë të Qeverisë së Kosovës, argumentet që i kemi dhënë nga ana jonë do të prezantohen para anëtarëve të Qeverisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme”, deklaroi Bekteshi pas takimit me Hasanin.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës para disa javëve solli vendim që të rrit doganat për 30 për qind për 21 prodhime bujqësore, me arsyen për mbrojtjen e prodhuesve vendor në Kosovë, ndërsa pas disa ditëve për shkak të reagimeve nga qeveritë e vendeve të rajonit, vendosën që të tërheqin doganat për disa prodhime bujqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori