Me gjithë paralajmërimet se do të ketë probleme në votim, Kuvendi i Kosovës me votat e partive në pushtet dhe atyre në opozitë, ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) 2016, në një vlerë prej 71.15 milionë euro.
IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga Bashkimi Evropian, që ka për synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.
Ministrja e Integrimit Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se miratimi i këtij ligji është i domosdoshëm për shkak se afati përfundimtar për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje është më 31 dhjetori të këtij viti.
“Kjo marrëveshje përfshinë gjashtë projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale”.
“Në tërësi, programi konsiston me financimin e 45.5 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 71.15 milionë euro, ku përfshihet edhe ofrimi i kredive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, ka thënë Hoxha.
Në mars të vitit 2014, në Kosovë ndërkaq ka hyrë në fuqi edhe Rregullorja IPA II për sigurimin e asistencës së para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020, me të cilën synohet të mbështetet Kosova për përmbushjen e perspektivës së saj evropiane.
Alokimi për periudhën 2014-2020, përfshinë shumën prej 645.5 milionë euro të ndara në fusha të politikave.
Përveç kësaj marrëveshje, Kosova ka edhe disa marrëveshje tjera me institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare në bazë të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.
Por, për shkak të vonesave që ishin krijuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit dhe konstituimit të institucioneve të reja, Kosova pati humbur 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se për këtë çështje duhet të ndërrohet legjislacioni aktual në fuqi.
Naim Gashi thotë se në vend është krijuar një praktikë se çdo herë kur ka zgjedhje të përgjithshme dhe vakum institucionale, po shtyhen proceset dhe programet ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare.
“Në fakt legjislacioni në Kosovë duhet të ndërrohet në atë mënyrë që me ndërrimin e pushteteve dhe qeverive mos të ketë asnjë ndikim në relacionet e Kosovës dhe obligimeve ndërkombëtare që i ka shteti si ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare, ashtu edhe ndaj investitorëve potencialë”, tha Gashi.
Ndërkaq, në lidhje me Marrëveshjen e re me Bashkimin Evropian, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se nëse ka projekte të cilat kanë kthim dhe arsyeshmëri ai është i gatshëm që të negociojë me institucionet monetare ndërkombëtare, si me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe me institucione të tjera financiare ndërkombëtare. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova