LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria fuqizojnë bashkëpunimin në fushën e ujërave

Kosova e Shqipëria fuqizojnë bashkëpunimin në fushën e ujërave

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur një delegacion nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, në përbërje Gjokë Haku, Zëvendësministër dhe Arben Pambuku, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Ujore.

Zëvendësministri Shala e vlerësoi lart interesimin e përfaqësuesve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të fuqizuar bashkëpunimin në sektorin e administrimit të ujërave, dhe konfirmoi gatishmërinë e MMPH-së për bashkëpunim.

Fokusi i takimit ishte bashkërendimi i aktiviteteve të të dyjave vendeve për menaxhimin e integruar të ujërave në zonat ndërkufitare.


Shala i informoi të pranishmit për zhvillimet aktuale në MMPH, procesin e formimit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, projektet aktuale për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë sektor.

Te dy palët shprehen gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndihmuar njëra tjetrën në fushat e zhvillimit të legjislacionit, ngritjes institucionale, si dhe për aplikimin në projekte të përbashkëta ndërkufitare, në mënyrë që të fuqizohet menaxhimi i integruar i burimeve ujore.

Palët po ashtu u pajtuan që të përgatitin një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do të formalizojë bashkëpunimin dhe e cila pastaj do të pasohet me marrëveshje të hollësishme teknike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori