Rasti i Katalonisë, rajon ky i cili ka mbajtur referendumin me synimin e pavarësimit nga Spanja, si dhe rasti i Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur deri më tash nga 114 vende, janë raste të ndryshme dhe ato nuk mund të vlerësohen në mënyrë të barabartë, thonë njohësit e të drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane.
Por, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht se e drejta ndërkombëtare dhe mekanizmat ndërkombëtarë janë të aplikueshëm në të gjithë botën dhe ato vlejnë për secilin vend në botë, si në rastin e Katalonisë, si në rastin e Kosovës, megjithatë, rasti nga rasti dallon. Tendencat për ta baraspeshuar rastin e Katalonisë dhe atë të Kosovës, sipas tij, janë të gabueshme, tendencioze dhe joprofesionale.
Profesor Hoti thotë se ekziston një listë argumentesh që e bën të dallueshëm rastin e Kosovës nga rasti i Katalonisë, duke u nisur nga fakti që Spanja, për dallim nga ish-Jugosllavia, vazhdon të ekzistojë si tërësi shtetërore dhe shtet sovran. Mbi këtë bazë, tendencat e njësive të saj për tu shkëputur, nuk e marrin dritën jeshile.
“Sikur Spanja të kalonte nëpër një proces të shpërbërjes (sikurse ish-Jugosllavia), atëherë mendoj se çështja e pavarësisë së Katalonisë sot nuk do të diskutohej fare. E dyta, konsiston në dallimin që në Kosovë është ushtruar gjenocid dhe kemi pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, shteti që shkel të drejtat e shtetasve të vet, duke i vrarë ata, madje duke ushtruar edhe gjenocid, në mënyrë automatike e humbë të drejtën për t’i qeverisur. Ky ka qenë rasti i Kosovës, gjë që nuk është në rastin me Kataloninë”, thotë Hoti.
Në rastin e Kosovës, sipas profesor Hotit, ka ekzistuar një administratë ndërkombëtare funksionale, si mision i Kombeve të Bashkuara, që konsiderohet si një fazë transitore ndërmjet kalimit nga një sistem në një tjetër, gjë që nuk është në rastin e Katalonisë.
Mendim të ngjashëm ka edhe Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës rezulton nga një proces i shpërbërjes së një shteti të përbashkët, të disa njësive federale, gjë që nuk është në rastin e Katalonisë në raport me Spanjën.
“Ajo që e bën shumë të rëndësishme dhe që e bën diferencën në rastin konkret, është se populli i Kosovës dhe Kosova si njësi federale e shtetit jugosllav, kanë pasur një të kaluar jo të mirë në atë shtet. Ka dalë nga një konflikt, nga një luftë, e cila ka lënë viktima të shumta dhe pothuajse edhe gjatë gjithë kohës së funksionimit të këtij shteti, shumica e shqiptarëve në Kosovë, nuk kanë qenë të barabartë të trajtuar. Kanë qenë të privuar nga shumë të drejta, pothuajse elementare, gjë e cila nuk vlen dhe nuk mund të thuhet se vlen për Kataloninë”.
Se rastet e Katalonisë dhe Kosovës nuk janë të njëjta, këtë e kanë deklaruar edhe zyrtarët e Komisionit Evropian, por kjo deklaratë ka vënë në lëvizje autoritetet e Serbisë, për të kërkuar nga Komisioni Evropian sqarimin lidhur me këtë çështje.
Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka thënë se do t’i drejtohet Komisionit Evropian me një letër, përmes të cilës do të pyetet “nëse për BE-në vlen vetëm një e drejtë ndërkombëtare, apo ekziston ndonjë e drejtë tjetër ndërkombëtare, e cila vlen për të gjitha vendet e tjera, të cilat nuk janë anëtare të BE-së”.
Por, profesor Hoti, shpreh mendimin se përpjekjet e autoriteteve serbe për t’i vlerësuar si të barabarta rastet e Katalonisë dhe Kosovës, janë të ngjashme me përpjekjet që tashmë janë bërë edhe në të kaluarën për krahasime të ngjashme.
“Këto përpjekje, tashmë po i shohim se janë evidente sepse tashmë kanë filluar të bëhen vlerësime të tilla. Unë mendoj se janë tërësisht pa ndikim, si përpjekjet e serbëve, por edhe përpjekjet e tjera të rusëve, të cilët kohë më parë edhe rajonet e Gjeorgjisë i patën krahasuar me Kosovën. Pastaj, Krimenë, e të tjera. Por, praktika ka treguar se janë raste krejtësisht të izoluara. Si të tilla nuk kanë marrë asnjë njohje dhe nuk kanë fituar asnjë lloj legjitimiteti ndërkombëtarë. Mendoj se këto janë përpjekje të kota, tendencioze dhe aspak profesionale”.
Profesor Ujkani, ka shprehur mendimin se në rast se Serbia do të insistojë në barasvlerësimin e rasteve të Katalonisë dhe Kosovës do të bënte gabim të madh politik, i cili do të reflektonte negativisht në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, por edhe në dialogun me Kosovën, me të cilën, të paktën, në mënyrë deklarative, synon paqe të qëndrueshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi