Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, u tha se rishikimi funksional është ndarë në shtatë shtylla, dhe se shtylla e parë është funksionimi i gjyqësorit, ku Ambasada Britanike ka shprehur gatishmërinë të përkrah tutje Kosovën në këtë proces.
Ministri Abelard Tahiri tha se presin që në fund të vitit 2020 Kosova të ketë një sistem të drejtësisë që nuk ballafaqohet me sfidat dhe problemet aktuale.
Tahiri tha se rishikimi funksional do të jetë një komponentë jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Qëllimi i kësaj është që më së largu në qershorin e vitit të ardhshëm ta nxjerrim strategjinë nga rishikimi funksional e cila nga korriku e tutje do të fillojë implementimin . Edhe kjo strategji synon fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, synon fuqizimin e gjyqësorit, pavarësinë të mëtutjeshme të gjyqësorit, ngritjen e kapaciteteve dhe padyshim që lidhet ngusht edhe me agjendën që e lansuam dje që është ‘Drejtësia 2020’ ku për qëllim kemi që në fund të vitit 2020 të arrijmë, ta kemi një sistem të drejtësisë i cili nuk ballafaqohet me sfidat dhe problemet që është duke u ballafaquar tani”, tha Tahiri.
Këtu, sipas tij, po synohet të arrihet fuqizimi i agjencive të pavarura të zbatimit të ligjit, në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se shteti që ai përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë proces, raporton KP. Sipas O’Connell, krimi i organizuar mund të luftohet nga njerëzit që kanë trimëri.
“Fokusi duhet të mbetët tek prioritet tashmë të identifikuara në proceset e ministrisë. Qytetarët kanë nevojë për një zbatim pa hezitim të fuqishëm, po ashtu ne kemi nevojë për të njëjtën gjë, sidomos në fushën që është përmendur më herët, çdo gjë që cenon integritetin e sistemit cenon edhe rezultatet. Kjo është përgjegjësia e Kosovës por besoj fuqimisht që edhe pse ka probleme, ka dobësi, që njerëzit brenda sistemit kanë një rast që nuk do të përsëritet, të bëhen heronj të Kosovës. Është e qartë për mua që këto dukuri, si krimi i organizuar, mund të luftohen vetëm me trimërinë e njerëzve, shteteve ku ndodhet. E di, sepse kam parë trimërinë e kosovarëve, duhet të gjejnë prokuroret e gjyqtarët atë trimëri që është treguar gjatë luftës, që të bëhen heronj tëri”, tha O’Connell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës