Deputetë edhe përfaqësues të shoqërisë civile po dyshojnë në listën kandidatëve të propozuar nga Qeveria e Kosovës për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregulltarit për Energji (ZRRE).
Heqja e kandidatit Fadil Ismajli nga gara, edhe pse ishte me më së shumti pikë, dhe propozimi i dy kandidatëve, Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj të cilët kanë pasur më pak poenë, nuk është sqaruar për deputetët dhe opinionin ende nga Qeveria e Kosovës.
Shoqëria civile kërkon të mos jenë në krye të ZRRE-së, ish menaxherët e KEDS-it.
Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv në organizatën “Çohu” ka thpyë se përderisa nuk ka arsyetime të qarta për këtë çështje, Qeveria është e obliguar që ta respektojë memorandumin me Qeverinë Britanike dhe t’i dërgojë të gjithë emrat me më së shumti pikë në Kuvend.
Demhasaj deklaron se britanikët nuk kanë fuqi për të anuluar procesin në fjalë, por sipas tij, munden me rekomandua, ose me kërkua që procesi me u anulua, me u rishpallë edhe me nisur prej fillimit, qysh ka ndodhë në plot raste të tjera në të kaluarën.
“Derisa Qeveria ka kontraktuar këtë, të themi, organizatë britanike për me u marrë me procesin e rekrutimit, atëherë në njëfarë mënyre është jo e drejtë që personi që ka marrë më së shumti pikë nga ky komision, mos me iu dërgua emri në Kuvend. Për këtë arsye nuk duhet të lejohet me ndodhë kjo. Në rast se Qeveria ka arsyetime të forta se pse nuk e ka dërgua emrin e tij, apo ai është tërheq nga procesi apo gjëra të tilla, atëherë procesi mundet me vazhdua edhe me dy emra të dërguar. Mirëpo, nuk kemi arsyetime të qarta për këtë çështje, Qeveria është e obliguar që ta respektojë memorandumin me Qeverinë Britanike dhe t’i dërgojë të gjithë emrat me ma së shumti pikë në Kuvend”, ka thotë Demhasaj.
Ai shton se shqetësimet e deputetëve të opozitës në komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik janë të arsyeshme, sepse duhet me marrë përgjigje nga ana Qeverisë për arsye pse është tërheq ose nuk është dërguar emri i një prej kandidatëve më të suksesshëm që ka qenë përmes Komisionit Britanik.
“Nëse Qeveria nuk jep arsyetime të forta, atëherë është e obligueshme që të tre njerëzit që kanë marrë më së shumti pikë me i çuar përmes Kuvendit për me marrë aprovimin që njëri nga ta me qenë anëtar i Bordit të ZRRE-së. Dhe, në aspektin e asaj që mos me u vonuar ma shumë ky proces, që mos me mbetur në njëfarë mënyre i bllokuar Bordi i ZRRE-së, për shkak se kjo mundet me iu konvenua KEDS-it ose edhe KEK-ut në njëfarë mënyre derisa i Bordi i ZRRE-së nuk është i plotësuar në total që me marrë vendime”, thekson ai.
Kreu i organizatës “Çohu”, thotë se dyshimet ekzistojnë për ndonjë qëllim politik.
Ndërsa, Dardan Abazi nga konsorciumi KOSID që është hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore, INDEP thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndalojë së shfrytëzuari memorandumin me Ambasadën Britanike që është vetëm për marketing politik dhe në fakt duhet të marrë për bazë rekomandimet që ekspertë nga kjo Ambasadë japin gjatë procesit të vlerësimit dhe kështu të sjellin në Kuvend emrat më meritorë për Bordin e ZRRE-së dhe për kryesues të Bordit e ZRRE-së.
“Ka shkelje të drejtpërdrejtë të memorandumit të cilin Qeveria e ka nënshkruar me Ambasadën Britanike, dhe tregon ose shpërfaq publikisht një lloj mungese të vullnetit politik për të realizuar këtë memorandum në frymën në të cilën është nënshkruar. Ligjërisht, Qeveria ka përmbushur kushtin që të sjellë dy emra për një pozitë të caktuar, mirëpo është e qartë që qëllimi ka qenë që të sillen emrat, jo që të sillen emrat më profesionistë, por që të sillen emrat që janë politikisht me më së shumti mbështetje”, thotë Abazi.
Në fakt, sipas tij, ka dilema edhe të shkeljes së ligjit për konfliktin administrativ për shkak se i njëjti person që ka qenë në një pozitë të lartë në njërën prej ndërmarrjeve kryesore të tregut të energjisë, tashmë do të bartet në një institucion që do ta rregullojë këtë ndërmarrje.
Në këtë rast bëhet fjalë për kandidatin Petrit Pepaj, i cili ka qenë i punësuar në një pozitë të lartë në KEDS.
Sipas Abazit në këtë kuptim ka edhe shkelje të legjislacionit sa i përket konfliktit të interesit.
“Rasti me eklatant, që pas punës në këto kompani(KEDS), të jenë anëtarë të bordeve të agjencive rregullator që i rregullojnë pikërisht këto kompani”, thotë ai.
Ndryshe, Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik para disa ditësh, me shumicë votash nga deputetë të opozitës, kanë votuar pro kthimit mbrapa të raportit të Qeverisë së Kosovës me dy kandidatët e lartë përmendur. Deputetë kanë kërkuar për herë të dytë sqarime shtesë përse është larguar nga gara kandidati me më së shumti poenë.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” të premten transmetoi një hulumtim rreth vendimit të qeverisë për dërgimin në Kuvend të listës me emrat e të përzgjedhurve për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se dikush ia ka ndërruar vendimin e Qeverisë, por ka hezituar t’ia përmendë emrin.
Në pyetjen e BIRN se kush ia ka hequr emrat nga vendimi i marrë më 24 korrik, ai thotë “Dikush po, dikush po”.
“Ku me i gjet ata. Unë kam deklaru në paraqitje publike që janë katër, po në disa raste kam dëgju që është praktikë që nuk qohen 4 për I ven por është praktikë që shkojnë dy. Sigurt nuk muj me precizu”, tha Haradinaj.
Në pyetjen se a i ka hequr ai emrat, kryeministri thotë se ‘Mu nuk m’kujtohet që i kam hjekë unë’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës