LAJMI I FUNDIT:

Kos-ICT: IPKO është gati për “Internet of Everything”

Kos-ICT: IPKO është gati për “Internet of Everything”

Fuqia e teknologjisë dhe internetit po ndryshon shumë industri edhe në Kosovë. Një ilustrim i këtyre ndryshimeve dhe trendëve të teknologjisë është bërë gjatë prezantimit nga IPKO, në konferencën tradicionale të STIKK, Kos-ICT.

Modelet e biznesit në këtë epokë digjitale kanë ndryshuar rrënjësisht industrinë e muzikës, udhëtimeve dhe komunikimin, kostoja e të cilit ka rënë ndjeshëm. Ky ndryshim po e përfshinë edhe Kosovën, e kjo po mundësohet infrastruktura e plotë për zhvillim e cila është mundësuar nga IPKO.

Blaz Umek, menaxher i zhvillimit të produkteve në IPKO ka prezantuar se si mund të jetë interneti bazë e ndryshimeve në Kosovë, në shumë aspekte.


Në prezantimin e tij, Umek ka sqaruar se si interneti në mobil, aplikacionet mobile, por edhe pajisjet elektronike mund të rigjenerojnë të ardhura për jetën e banorëve, por edhe në biznes.

Në fakt, është dëshmuar edhe nga shembujt e vendeve tjera se rritja e përdorimit të internetit në mobil – teknologjive 3G dhe 4G – ka ndikuar edhe në rritjen e GDP-së së vendit.

ipko02

Është dhënë shembulli i Egjiptit ku me lejimin e brezit të ri frekuencor për 4G, në shtetin me 90 milionë banorë, pritjet janë që të gjenerohen 1.2 milionë vende të reja të punës.

Më pas janë përshkruar edhe mundësitë për “Internet of Everything”, përkatësisht komunikimin mes njerëzve, informatave, pajisjeve dhe njerëzve si dhe pajisjeve me pajisjet tjera.

Umek ka sqaruar se për vite me radhë IPKO është lojtari kyç në fushën e TIK-ut dhe biznesit të Cloud në Kosovë.

IPKO posedon qendrën më të mirë të dhënave në rajon, ndërsa ofron shërbime të menaxhuara, siguri dhe qëndrueshmëri sipas standardeve ISO.

ipko03

Sipas, tij, IPKO është duke punuar shumë për t’ua bërë qytetarëve jetën më të lehte me “Internet of Evrything”. Shërbimet e kompanisë fillojnë prej shtresave fizike e deri tek kabllimet me LAN, Wireless, Siguri dhe Hosting, platformën për Cloud, IaaS, PaaS, SaaS, ndërsa IPKO ofron edhe bashkëpunimin që e ka krijuar me kompanitë vendore, rajonale dhe globale.

Po ashtu, është thënë se IPKO e ka prezencën më të madhe në sektorin e TIK, me 600km+ fibër optik, 85 për qind të popullsisë të mbuluar me 3G/4G, mbi 500 WiFi HotSpot, kombinim të qasjes në rrjet dhe procesim në qendër të të dhënave, aplikacione (mobile, ueb dhe të dedikuara), M2M dhe IPKO është gjithnjë e hapur për bashkëpunim me bizneset e gjitha madhësive në Kosovë, për ta lehtësuar rritjen dhe efikasitetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Ekonomi
Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Ekonomi
Kalo në kategori