LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni mbetet

Para se të bëhen ndryshimet në Qeverinë aktuale u fol shumë për lëvizjet brenda këtij kabineti qeverisës, PDK dhe LDK. U fol shumë se do të largoheshin ministra të korruptuar, u përmendën me emra e pa emra kush do dilte e kush do hynte, duke i mbajtur ata në ankthin e pritjes se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Vetë kryeministri Hashim Thaçi pat përmend kontinuitet për qeverisje të mirë, rritje të cilësisë, luftimin e korrupsionit, zbutjen e papunësisë dhe performansës së Qeverisë. Por, a ndodhen këto premtime të Thaçit? A u larguan ministrat e korruptuar? A po funksionin qeverisja si duhet? Do të shkoj një kohë e gjatë deri sa t’iu gjendet përgjigja gjithë këtyre pikëpyetjeve. Sepse interesi i partive politike është pushteti personal dhe jo interesi i popullit të Kosovës.

Në fund, kur gjithçka u krye, partitë në pushtet, PDK dhe LDK, e mbyllen procesin, pra ranë dakord që të bëjnë ndryshime në Qeveri, apo siç po i quajnë ata “Rriformatizim i Qeverisë”. Ata e bënë ndryshimin, por korrupsioni mbetet aty brenda Qeverisë. “Riformatizim”, sipas gjuhës se informatikës do të thotë fshirje e kujtesës, pra fshirje e punës se tyre dyvjeçare. E çfarë pune paskan bërë ish-ministrat? A i përmbushen zotimet e tyre? Prapë do të shkoj kohë në daljen në dritë të punës se tyre dyvjeçare.


Të dy partitë e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, kanë ndërruar nga tre ministra në qeverinë e drejtuar nga kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga radhët e PDK’së janë ndërruar ministri i administratës publike, Arsim Bajrami, të cilin e zëvendëson Edita Tahiri, ai i punëve të brendshme, Zenun Pajaziti, që zëvendësohet nga ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe ai i bujqësisë, Idriz Vehapi, vendin e të cilit e zuri Blerand Stavileci.

Ky ndryshim në këtë kabinet qeverisës, në fakt nuk lëvizë pothuajse asgjë për sa i takon PDK’së. Pikat e forta të kësaj partie në Qeveri, Fatmir Limaj, Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj, janë rikonfirmuar në postet e tyre.

Ta marrim shembull: Pse të largohet ministri i kulturës, Valton Beqiri, njeri që punoj me nder, njeri i kulturuar, ndoshta arsyeja e largimit te tij është mos futja në “ujërat e zeza”!

Ndërsa LDK’ja në vend të Nekibe Kelmendit, ministre e drejtësisë, vuri Haki Demollin, në vend të Alush Gashit, ministër i shëndetësisë vuri ish-kryeministrin e shqiptarëve në mërgim Bujar Bukoshin dhe në vend të Valton Beqirit, ministër i kulturës, Lutfi Hazirin.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka bërë “kurban” Alush Gashin, Nekibe Kelmendin dhe Valton Beqirin, jo për shkak të performansës së tyre të dobët, por për hir të konjukturave të reja në parti.

Tani, kur gjithë kjo mjegullnajë është shpërndarë, ndryshimet në Qeveri duket se nuk janë bërë absolutisht për të ndryshuar diçka në qeverisje të mire për popullin kosovarë, por thjesht me këtë “riformatizim” kryeministri Thaçi dëshiron të blejë kohë, që vendi të mos shkojë në zgjedhje nacionale (as të parakohshme, as të jashtëzakonshme) të rregullta, konform me Pakon Marti Ahtisaarit.

Madje, ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Thaçi presin që ndryshimet të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të qeverisjes. Ata janë zotuar se do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe, ndërkohë që disa nga ta kanë thënë se do të vazhdojnë prioritetet e paraardhësve të tyre. Mos vallë këtë zotim se bërën edhe ministrat tashmë të larguar?

Me ndryshimet në Qeveri, Hashim Thaçi nuk pati si qëllim të prodhojë diçka për dy vjetet që kanë mbetur, por të sigurojë një terren sa më të favorshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për këtë arsye, ndryshimet në Qeveri nuk ishin ndryshime që preknin thelbin e qeverisjes, nuk ishin ndryshime që u fol për largimin e ministrave të korruptuar, por një barkë shpëtimi për qeverisjen aktuale, PDK-LDK.

Pra, kjo Qeveri aktuale, ashtu siç dështuan qeveritë e kaluara, ashiqare shihet që nuk kanë dije, fuqi as vizion për ta dinamizuar skenën politike dhe për reformimin e pushtetit aktual.

Qeveritë e kaluara dhe tanimë kjo aktuale janë të specializuara për korrupsion, asgjë më shumë.

Për fund, kosovarët duhet të vetëdijesohen se vetmja rrugë për daljen e krizës që e ka kapluar Kosovën nga korrupsioni, nga papunësia, nga njerëz pa dije që janë në pushtet e ministri të ndryshme është formimi i një partie te re politike, e ajo parti sipas mendimit tim duhet të krijohet nga Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori