LAJMI I FUNDIT:

Koronavirusi dhe pasojat në ekonominë e Shqipërisë

Koronavirusi dhe pasojat në ekonominë e Shqipërisë
Ilustrim

Nga të dhënat e deritanishme vërehet se koronavirusi vret kryesisht pacientët e sëmurë. Ky fenomen ndodh edhe në aspektin ekonomik, koronavirusi dëmton më shumë ekonomitë e “sëmura”. Të sëmura si ekonomia shqiptare, me borxh publik, evazion, informalitet dhe punësim në të zezë të lartë.

Strategjia e implementuar në ekonominë tonë aktualisht është ajo e “izolimit”, që solli një frenim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik. Kjo lloj strategjie, në vend që të prodhojë antitrupa, ka efekt krejt të kundërta pasi përhap një virus të ri, atë të instabilitetit dhe recensionit ekonomik. Kjo nënkupton se sot vendi ynë ashtu si shumë vende të tjera përveç problemit sanitar do të përballet rëndë edhe me atë ekonomik e social.


Konkretisht, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit që trajton rivlerësimin ekonomik konstaton se ekonomia botërore do të ketë një rënie ekonomike me 2-3 për qind ndërkohë që vendi ynë, Shqipëria, do të ketë një rënie me rreth pesë për qind. Shumë lexues mund të pyesin me të drejtë pse rënia ekonomike në Shqipëri do të jetë pothuajse sa dyfishi i rënies mesatare botërore, ndërkohë që ne në dhjetor 2019 kishim parashikuar një rritje ekonomike me të paktën katër për qind.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit tonë është 15,6 miliardë dollarë apo 1.3 miliardë dollarë në muaj. Nëse ekonomia shqiptare do të vazhdojë e “izoluar” për 2-3 muaj dhe të operojë me potencial të përgjysmuar, nënkupton se humbet rreth gjysma e PPB-së apo 650 milionë dollar në muaj dhe nënkupton po ashtu që humbja potenciale do të jetë 1.3-1.65 miliardë dollar apo sa 10 për qind e PBB-së. Kjo shifër përkon me vlerën që thotë FMN-ja, që për t’i bërë ballë kësaj krize sanitare dhe ekonomike çdo vend duhet të injektojë në ekonomi rreth 10 për qind të PBB-së po aq sa do injektojë në ekonominë e saj Serbia, Franca etj. Ndërsa ne aktualisht si vend kemi menduar të injektojmë rreth 2.4 për qind të PBB-së.

Me të drejtë dikush mund të thotë, ok, po ne jemi vend i varfër, ku t’i gjejmë këto paratë për të “shpëtuar” ekonominë, nuk mund të shkatrojmë financat publike, na përkeqësohet deficiti, borxhi publik etj.

Në fakt, borxhi publik edhe sikur mos të shpenzojmë asnjë lekë do të rritet pasi borxhi matet si raport ndërmjet një vlere (borxhit) dhe PBB-së. Nëse PBB-ja do të reduktohet me pesë për qind, borxhi publik do të kaloj nga 64 në 68 për qind edhe sikur të jetë në të njëjtën vlerë sa ishte në dhjetor 2019. Në tilla kushte mund të them me bindje se që borxhi publik do rritet kjo është i sigurt, thjesht pyetja që bëhet është se sa do rritet e në çfarë rruge do të rritet.

Një formë tjetër për të stimuluar ekonominë pa “cenuar” shumë borxhin publik është ajo me anë të lehtësimit monetar, ku në lojë hyn Banka Qendrore, por, shumë ekonomistë e kritikojnë këtë formë pasi mund të rritë inflacionin si dhe mund të ketë efekt të kundërt në kostot e obligacioneve etj.

Disa mund të thonë me të drejtë atë që thonë shumë shqiptarë, që qeveria po bën të pa mundurën e ne do ja dalim edhe kësaj here siç ja kemi dalë gjithmonë në fund të fundit ça mund të humbasim?

Humbja e mundshme është kjo: në paketën A që kish si prioritet shtresat vulnerabile, qeveria mori përsipër të ndihmonte rreth 60 mijë të punësuar me një rrogë 26 mijë lekë. Në paketën e dytë, qeveria shkoi një hap më tej dhe garantoi një pagesë po aq sa është minimumi jetik (16 mijë lekë në muaj, apo 40 mijë lekë për një periudhë 2.5 muaj) për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës rreth 176 mijë persona dhe i dha një mundësi likuiditeti biznesit të vogël.

Për momentin nevojitet likuiditeti për biznesin në kompleks dhe një formë stimulimi për rimëkëmbjen.

Në total, rezulton se qeveria ndihmoi/ po ndihmon 236 mijë të punësuar nga 1.1 milionë të punësuar që janë gjithsej.

Nga 1.1 milionë të punësuar nëse do të zbresim rreth 420 mijë të punësuar që janë në bujqësi të vetëpunësuar, na rezulton se 236 mijë “të punësuarit” që po ndihmohen përbëjnë rreth një e treta e të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, pra personat në fjalë “që po vuajnë” së bashku me familjet e tyre përbëjnë gati një e katërta të konsumit.

Nëse do të cenohet një e katërta e konsumit që është komponenti kryesor i PBB-së, efektet indirekte do të jenë: më shumë të papunë; më shumë të varfër; më shumë falimentime biznesi. Që do të kërkojë me doemos edhe një paketë D që të gjejë zgjidhje për ata që do humbasin punën. Kjo zgjidhje duhet të jepet para se t’i kërkojë Gjermania apo Anglia që s’kanë me njërës që të vjelin frutat e perimet e stinës dhe i marrin nga Rumania e kudo që të ndodhen. Pra, nëse nuk gjejmë zgjidhje për të ata që do humbasin punën nga kriza do të rritet e më shumë emigracioni.

Për të konkluduar, mund të them se kjo krizë nxori edhe një herë në pah sa “sistem sanitar” jo efikas që kemi, sa informalitet, korrupsion, punësim në të zezë që kemi. Nxori në pah se sa shumë shkencëtarë e njerëz të mençur kemi jashtë kufijve e sa shumë njerëz të “pa aftë” janë të punësuar nëpër institucionet publike. Prandaj, uroj që kjo krizë të na shërbejë si mësim se duhet mendësi shtetformuese, nevojitet qeverisje e mirë, nevojitet të luftohet ashpër korrupsioni në administratën publike e mbi të gjitha nevojitet meritokracia.

Në trend

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori