Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se shteti i tij ka rritur kapacitetin për të goditur tokën amerikane me armë nukleare dhe se butoni bërthamor është “në tavolinën time”.
“I gjithë territori i Shteteve të Bashkuara është brenda rrezes së armëve tona bërthamore dhe butoni bërthamor është gjithmonë në tavolinën time. Ky është realiteti, nuk është kërcënim”, ka thënë Kim gjatë një fjalimi televiziv për Vitin e Ri.
Ai ka thënë se vendi i tij ka “kompletuar” procesin e të bërit fuqi bërthamore dhe “duhet patjetër të rrisin prodhimin e kokave bërthamore dhe raketave balistike”.
Ai po ashtu ka shtuar, se do t’i përdorte këto armë vetëm në rast se rrezikohet siguria e vendit.
Lideri verikorean ka përdorur fjalor tjetër ndaj Koresë Jugore duke thënë se “rruga është e hapur” për dialog me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Phenianit dhe Seulit.
“Kur flasim për marrëdhëniet Veri-Jug, ne duhet të ulim tensionet ushtarake në Gadishullin Korean për të krijuar një ambient paqësor”, ka thënë Kim.
“Mirëpo Veriu dhe Jugu duhet të bëjnë përpjekje”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera ai ka përmendur se mund të realizohet një takim eventual në mes të dy shteteve për të diskutuar pjesëmarrjen e Koresë Veriore në Lojërat Olimpike Dimërore.
Koreja Jugore është aleate e Shteteve të Bashkura, derisa këto të fundit kanë mijëra trupa në Korenë Jugore.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore janë përballur me luftë fjalësh e cila është rritur secilën herë që Pheniani ka testuar raketa balisitike dhe amë bërthamore, duke shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara.
Në muajin shtator të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trumo gjatë një fjalimi në OKB, pati premtuar se “do ta shkatërrojë totalisht” Korenë Veriore nëse vazhdon të kërcënojë SHBA-në dhe aleatët e saj me veprime të tilla.
Ndër të tjera, SHBA ka luajtur rolin më të madh në ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, hap të cilin Pheniani e ka konsideruar “akt të luftës”. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë