LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore ka prodhuar “Super-pijen”

Koreja Veriore ka prodhuar “Super-pijen”

Në kohën e tensioneve pas incidentit të fundosjes së anijes së Koresë Jugore dhe transferimit të teknologjisë nukleare me Burman, makineria propagandistike e Koresë së Veriut publikoi lajmin se ka zhvilluar “super-pijen” e cila shumëzon prodhimin e qelizave nervore, por edhe parandalon plakjen e lëkurës.

Një zyrtar shtetëror deklaroi për agjencinë e lajmeve të shtetit komunist KCNA se pija përmban 60 lloje të “mikroelementeve” të cilët nxirren nga më shumë se 30 lloje të bimëve.

Agjencia KCNA publikoi edhe deklaratën e firmës e cila prodhon këtë pije, Jong Song Hoa, i cili me krenari tha se pija “tashmë është testuar prefektin e saj tek punëtorët e sektorëve të ndryshëm të industrisë, siç janë termocentralet, shkritoret e hekurit dhe institucionet shëndetësore”. /Telegrafi/