LAJMI I FUNDIT:

Kop: Çështja e Kushtetutës nuk duhet të përdoret si justifikim për të mos zbatuar reformat

Kop: Çështja e Kushtetutës nuk duhet të përdoret si justifikim për të mos zbatuar reformat

E gjithë çështja e Kushtetutës nuk duhet të përdoret si justifikim për të mos zbatuar reformat. Reformat mund të ishin bërë më herët, por tani është koha e duhur. Skriningu ka filluar dhe ky proces nuk mund të ndërpritet më, theksoi ambasadori i Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop.

Problemi kryesor në vend, sipas ambasadorit holandez Kop, është se Qeveria dhe Kuvendi nuk janë plotësisht funksionalë dhe për hyrjen në BE kjo është jashtëzakonisht e nevojshme.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese në rrugën drejt BE-së, Kop në një intervistë për emisionin “Trilling” thotë se, sipas tij, logjika dhe arsyeja janë në anën e Maqedonisë së Veriut, por edhe se Maqedonia e Veriut dëshiron të hyjë në BE dhe duhet të plotësojë kriteret.


“Maqedonia e Veriut pranoi që të ndryshoi Kushtetutën, si kusht për hapjen e fazës së dytë të konferencës ndërqeveritare. Për mendimin tim, kjo është vetëm relativisht e rëndësishme, sepse marrëdhëniet tuaja me Bullgarinë nuk do të përfundojnë këtu. Për sa kohë ju bëheni anëtar i BE-së dhe nuk uleni në të njëjtën tryezë, të gjitha shtetet anëtare mund t’ju vendosin të gjitha llojet e pengesave, siç e ka treguar historia”, tha Kopp./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori