Pyetja nuk është më nëse Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së, pyetja është kur do të ndodh kjo, deri atëherë Holanda do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë kritike reformat e nevojshme, tha Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Dirk Jan Kop në një intervistë për SDK.
Ai thotë se kjo qasje nuk e vë Maqedoninë e Veriut në pozitë të padrejtë, por përkundrazi duhet të stimulojë shtetin të ndërmarrë hapat e tjerë të nevojshëm në rrugën që ka zgjedhur.
“Përkundër shumë çështjeve urgjente si koronavirusi, Brexit, imigrimi masiv, etj., që nga marsi Komisioni Evropian, së bashku me vendet anëtare, ka përgatitur kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Holanda i dha mbështetjen e saj të plotë këtij dokumenti dhe, së bashku me vendet e tjera anëtare, ranë dakord për të filluar negociatat; të gjithë, përveç një shteti anëtar, Bullgarisë. Bullgaria donte të shtonte çështje bilaterale në kornizën e negociatave, të cilat, sipas vendeve të tjera anëtare, nuk kanë vend në korrnizë. Bullgaria është e vetme në këtë çështje. Duhet të mbahet mend gjithashtu se shumë vendeve të tjera u është dashur të zgjidhin çështje të vështira bilaterale përpara se të bashkohen me BE-në. Ndërkohë, e gjithë kjo nuk duhet të dramatizohet në mënyrën siç duket se është bërë dhe po bëhet për momentin. Kalimi i 35 kapitujve negociues me BE në vitet e ardhshme do të thotë se ka shumë semaforë në rrugën përpara jush dhe duhet të ndezni dritën jeshile në secilin prej tyre. Mesazhi im do të ishte të mos i jepet shumë rëndësi secilit semafor individual, por të vazhdoja me reformat. Qëllimi përfundimtar nuk është kalimi i ngërçit bullgar, por anëtarësimi në BE në fund të rrugës”, tha mes tjerash”, tha mes tjerash Dirk Jan Kop.
Ambasadori holandez në vend thekson se vendi ka formuar një mentalitet të korrupsionit në çdo pore në shoqëri, dhe se beteja kryesore do të duhet të zhvillohet në luftimin e këtij fenomeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?