LAJMI I FUNDIT:

Kontroll në Sllupçan të Shkupit, gjenden armë dhe municion

Kontroll në Sllupçan të Shkupit, gjenden armë dhe municion

Me urdhër nga gjykata, zyrtarët policorë kontrolluan shtëpinë dhe hapësirat tjera të Z.I (49) në fshatin Sllup♪an të Komunës së Likovës.

“Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pistoleta të llojeve të ndryshme, rreth 2500 plumba të kalibrit 9mm, 7.62 dhe 6.35 mm dhe raket piroteknike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se Z.I është arrestuar dhe është mbajtur në stacion policor.


“Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj Z.I do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/