LAJMI I FUNDIT:

Konserva e zbrazët kushton 200 dollarë

Konserva e zbrazët kushton 200 dollarë

Disa dyqane në Rhode Island shesin konservën me mbishkrimin “Nothing” (asgjë). Dhe nuk gënjejnë, në këto konserva vërtetë nuk ka asgjë, por kjo “asgjë” për ta ka një far kuptimi.

Fushata e titulluar “Nothing is the problem” (Asgjë është problem) që filloi në Rhode Island të SHBA-ve ka për qëllim të ndihmojë të varfrit e këtij qyteti.

“Çdo ditë me mijëra banorë të uritur në Rhode Island nuk hanë asgjë”, thuhet në faqen zyrtare.

Me çdo cent të fituar nga shitja e konservave të zbrazëta do të blihet ushqim për kuzhinat popullore, ose do të dhurohet si ndihmë për familjet e varfra, ndërsa çmimi i një konserve është i barabartë me katër kilogramë e gjysmë ushqim. /Telegrafi/