LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takoi ambasadorin Minxhozi, e falënderon për ndihmën e ofruar nga Shqipëria për Kosovën lidhur me pandeminë

Konjufca takoi ambasadorin Minxhozi, e falënderon për ndihmën e ofruar nga Shqipëria për Kosovën lidhur me pandeminë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.


Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për ndihmën të cilën Shqipëria i ka ofruar Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe nevojën e mbështetjes së Kosovës në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.

Duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri,  Konjufca ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uroi që procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja të kalojnë në frymë sa më demokratike.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori