LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Pushteti dëshiron ta vras Dardan Molliqajn (Video)

Konjufca: Pushteti dëshiron ta vras Dardan Molliqajn (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, tha se më shumë është bërë bujë mediale fotografia e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit sesa tentim-vrasja e sekretarit të subjektit të tij politik, Dardan Molliqajt.

Për bashkëpartiakun Ahmeti, Konjufca thotë se si qytetarë që e ka votuar për kryetar të Prishtinës, kërkon llogari, derisa thotë se nuk ka se si të cilësohet ndryshe përndjekja ndaj Molliqajt, pos tentim-vrasje.

Madje, ai shkon edhe më larg, duke thënë se këtë e ka bërë pushteti.


“Po, unë e konsideroj atë tentim-vrasje. E kanë përcjell për gjatë gjithë kohës. Një orë më heret e kanë përcjell. E kanë përcjell deri te banesa. Eanë ndjek deri te dera. E në hakmarrje që nuk kanë mundur ta zënë Dardan Molliqajn, e kanë rrah aktivistin e tij, Agron Kabashin. Mu kjo më bind që qëllimi i pushtetit ka qenë Dardan Molliqaj”, tha ai.

Konjufca thotë se presidenti Hashim Thaçi e ka iniciuar Ligjin për ushtrinë,  siç thotë ai, për të mbuluar betejat e turpshme, siç është Demarkacioni e Asociacioni.

Madje, për kthimin e Listës Serbe, deputeti i VV-së, thotë se krijues i këtij subjekti politik është dyshja Thaçi-Vuçiq.

“Hashim Thaçi a ka krijuar faktikisht Listën Serbe në marrëveshje me Vuçiqin në negociatat e Brukselit gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013. U patën shuar të gjitha strukturat tjera serbe, dhe u pat përqendruar krejt reprezentacioni serb në Listën serbe”, tha ai.

Konjufca në zgjedhje të përgjithshme, e përjashtoi mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me subjektet parlamentare, derisa pos Albin Kurtit, si kandidat për kryeministër nuk e përjashton as Visar Ymerin e Shpend Ahmetin. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=w15m2Q3VvDk

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori