LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pret ambasadorin e ri të Shqipërisë: Ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin

Konjufca pret ambasadorin e ri të Shqipërisë: Ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre, në të gjitha fushat.

Duke i uruar Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, kryetari Konjufca vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i jap një shtysë të re këtij bashkëpunimi.

Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, kryetari Konjufca tha se Kosovën dhe Shqipërinë e bashkon gjithçka, andaj mbi këtë premisë ai shtoi se ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin e shumëanshëm.


Duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, ambasadori Malaj konfirmoi përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e Kosovë, ndërsa u vlerësua se zgjerimi i bashkëpunimit paraqet interes reciprok për të dyja vendet.

Ambasadori Malaj pason në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Kosovë ambasadorin e deritashëm, Qemal Minxhozi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori