LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kuvendi të shpërbëhet, ka krizë institucionale

Konjufca: Kuvendi të shpërbëhet, ka krizë institucionale

Ka dështuar edhe sot seanca e thirrur nga opozita për të nxjerr një rezolutë ku ia pamundëson presidentit të Kosovës Hashim Thaçi shkuarjen në Bruksel në bisedime me presidentin e Serbisë.

Kjo pasi që nuk kishte kuorum pasi që në sallë nuk erdhi asnjë deputet nga partitë në pozitë.

Pas ndërprerjes së punimeve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se tashmë po bëhet e qartë që Kuvendi nuk po funksionon sepse atë po e bojkoton shumica.


“Kjo  nuk ndodh në asnjë vend të botës, aty ku mazhoranca bojkoton duhet të shpërbehet ai Kuvend. Pushteti nuk ndjehet i sigurt me deputetët e vet. Dje ishte një lojë e Nismës, nuk ishte e sinqertë. Kryeministri nuk e sheh të denjë t’iu përgjigjet nënshkrimeve të deputeteve-identifikojmë krizë institucionale”, tha Konjufca.

Sipas tij ky format i dialogut duhet të ndërpritet, duke e quajtur dështak presidentin Hashim Thaçi.

“Jo dështaku me shku me na tregu qysh ndahet Kosova”, tha Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori