LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Jemi burgosur me urdhër të Qeverisë

Konjufca: Jemi burgosur me urdhër të Qeverisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, gjatë deklarimit të tij për rastin e “EULEX”-it, ka thënë se urdhri për burgosjen e aktivistëve për shkatërrimin e veturave ka ardhur nga Qeveria.

“Nuk ka qenë i rastësishëm urdhri që ne të sillemi në burg sepse ka qenë saktësisht një ditë para protestës së opozitës. Ky grup i aktivistëve ka mbajtur rreth 6 vite burg dhe kjo më shtyn të besoj se këto veprime nuk po vijnë direkt nga kjo ndërtesë ku jemi e as nga Policia që vjen me të marrë në mëngjes në shtëpi por mendoj që adresa është tek Qeveria dhe më vjen keq për këtë sepse drejtësia do të duhej të ishte institucion i pavarur”, ka thënë Konjufca, raporton KTV.

Ai ka thënë se nuk ka marrë pjesë në aksionin e shkatërrimit të veturave të “EULEX”-it, duke sqaruar se atë ditë ka dhënë vetëm një deklaratë për media.


“Në rastin tim keni bërë shkelje sepse unë ditën e aksionit pos kam jap një deklaratë për media dhe tani po mbahem për këtë në burg, në kundërshtim me krejt të drejtat universale të njeriut”, ka thënë deputeti i VV-së.