LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Dorëheqjet nuk i bëjnë mirë VV-së, e as Kosovës

Konjufca: Dorëheqjet nuk i bëjnë mirë VV-së, e as Kosovës

Ka përfunduar tashmë mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Dy nga deputetët e kësaj partie pas mbledhjes, u deklaruan se nuk kanë pranuar dorëheqjet e bëra në Vetëvendosje, duke shtuar se do të flasin me gjithë-secilin veç e veç.

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dorëheqjet nuk i bëjnë mirë VV-së, e as Kosovës.

“ Mospajtimet apo dallimet në diskutime që i kemi nuk janë të arsyeshme dorëheqjen nga VV-ja. Prandaj, nuk mendoj se i bën mirë njeriu VV-së duke dhënë dorëheqje. Fuqia dhe ndikimi politik i VV-së në skenën politike të Kosovës dhe në mbarë shqiptarinë që ka ardhur duke u rritur nuk ka ardhur vetëm si pasojë që ne i kemi konceptet e drejta, po edhe për arsye se kemi qenë bashkë gjithmonë dhe kjo është një pjesë e fuqisë sonë. Në momentin që kemi të bëjmë me dorëheqje kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.


Ndryshe, sot nënkryetari Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje. Dje dha dorëheqje dhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nga të gjitha funksionet në parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori