LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet mjaltë në aeroportin e Prishtinës, një person e kishte sjellur nga Stambolli

Konfiskohet mjaltë në aeroportin e Prishtinës, një person e kishte sjellur nga Stambolli

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mjaltë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, malli ishte i padeklaruar në aeroport.

Në njoftim thuhet se, më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar.

Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:


– 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€
– 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€

Dogana e Kosovës bën të ditur se vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.

Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës, dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e kufijve tanë, duke garantuar që të gjitha mallrat të deklarohen në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori