LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen ari dhe argjend në Prizren, vlera e mallit afër gjysmë milioni euro

Konfiskohen ari dhe argjend në Prizren, vlera e mallit afër gjysmë milioni euro

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, ku kanë konfiskuar ari dhe argjend të cilët ishin pa dokumentacion të rregullt.

Në njoftim thuhet se ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme, transmeton Telegrafi.

“Rezultatet e operacionit si në vijim:10 kg ari pa dokumentacion të rregullt. 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.


Policia shton tutje se vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.

Më tej, policia shton se kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.

“Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim. 

Pamjet e aksionit janë publikuar edhe nga Dogana e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori