LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet, edhe Shqipërinë e pret dënimi i UEFA-s!

Konfirmohet, edhe Shqipërinë e pret dënimi i UEFA-s!

Meidat serbe pyesin, përgjigjet UEFA, ndërsa do të ndëshkohet kombëtarja shqiptare e futbollit.

Në kuadër të takimit mes Francës dhe Shqipërisë në stadiumin e Marseille është hapur një transparent me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.

Kjo ka bërë që Komisioni Disiplinor i shtëpisë evropiane të futbollit të nis hetimet ndërsa përgjigja definitive do të jepet më 21 korrik.


Përveç kësaj, tifozët shqiptarë kanë ndezur edhe një fishekzjarrë në takimin kundër Zvicrës në Lens.

kkkk

Në pyetjen e gazetës serbe, ‘Novosti’ se a është ky një lloj provokimi pasi që politika nuk ka vend në sport, UEFA i është përgjigjur këtij mediumi serb, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje, UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Shqipërisë për dy incidente të izoluara në Francë. E para ka të bëjë me fishekzjarrin e ndezur në ndeshje Zvicër – Shqipëri, ndërsa tjetra ka të bëjë me një flamur, ku shkruante “Kosova është Shqipëri”. Ju lutem, në lidhje me këtë, shikoni nenin 16, paragrafin e dytë të Rregullores Disiplinore të UEFA-s. Në çdo rast, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s do të vendosë gjithçka në mbledhjen e datës 21 korrik”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.

Por, çka shkruan në nenin e 16-të, paragrafi dytë i Rregullores Disiplinore të UEFA-s, e cila përcakton qartë dispozita të cilat nuk duhet të shkelen.

“Klubet dhe ekipet kombëtare janë përgjegjës për ngjarjet në stadium dhe më gjerë, para, gjatë dhe pas ndeshjeve, dhe kjo i referohet: Hyrjes së tifozëve në fushë, hedhjen e objekteve në terren, djegia e artikujve piroteknike, përdorimi laserëve ose pajisje të ngjashme elektronike, sjelljeve të pahijshme, parulla me karakter politik, ideologjik, fetar, fyese dhe provokativ, Këto mund të dënohen me të holla apo me përjashtim nga garat e mëtutjeshme”.

Shembull
Prill 2008: Zenit St Petersburg u gjobit me 10 mijë franga zvicerane për shkak se tifozët e saj në Marseille në gjysmëfinale të Ligës së Evropës hapen nj]ë flamur me mbishkrim “Kosova është zemra e Serbisë”.
Korrik 2008: përsëri Zenit gjobitet me 37 mijë euro, pasi është parë në stadiumin e tyre i njëjti flamur.
Mars 2014: Bayern Munich është gjobitur me 10 mijë euro për shkak se tifozët e saj në ndeshjen me Manchester Unitedin shpalosën një flamur “Thuaj JO racizmit, thuaj po Kosovës”.
Tetor 2015: Lokomotiv Moska gjobitet me 20 mijë euro dhe pezullimin e stadiumit, sepse tifozët në një ndeshje me klubin shqiptar të futbollit, Skënderbeun brohoritën “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori