LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e 16 e Nismës Adriatike-Joniane, theksohet vazhdimi i bashkëpunimit në mes Kuvendeve

Konferenca e 16 e Nismës Adriatike-Joniane, theksohet vazhdimi i bashkëpunimit në mes Kuvendeve

Në Konferencën e 16. të Kryetarëve të Kuvendeve të Nismës Adriatike-Joniane që u mbajt në Budvë, Mali i Zi prej më 18-19 mars, kryetarët – pjesëmarrës në konferencë miratuan deklaratë të përbashkët ndërsa me aktin kryesonte kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq.

Në Konferencë po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në Deklaratë theksohet rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit parlamentar në rajon për realizimin e projekteve për përkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, nënvizohet se sektori i turizmit bëhet faktor gjithnjë më i rëndësishëm i përparimit ekonomik të rajonit Adriatiko-Jonian me ç’rast inkurajohen vendet anëtare të nismës ta përmirësojnë dimensionin rajonal të bashkëpunimit dhe këmbimit të praktikave më të mira në këtë fushë, a përkrahet edhe mbështetja politike e aktiviteteve që realizohen në nivelin shtetëror, tejkufitar dhe rajonal në këtë drejtim.


Në deklaratën e përbashkët inkurajohet promovimi i produkteve të përbashkëta turistike me qëllim të pozicionimit të rajonit Adriatiko-Jonian si një nga destinimet turistike kryesore në Evropë në favor të se cilës potencohet rëndësia e përparimit të infrastrukturës e cila ka rol esencial në përmirësimin e qasjes dhe ndërlidhjes së rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori