LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës premton shenjëzimi të trafikut

Komuna e Prishtinës premton shenjëzimi të trafikut

Komuna e Prishtinës thotë se do të bëjnë shenjëzimin horizontal dhe vertikal të trafikut me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të komunikacionit dhe mbi të gjitha të parandalimit dhe mënjanimit të aksidenteve.

E për këtë kanë filluar një punë të përbashkët me Njësinë Rajonale të Trafikut.

Të martën, Ardian Gashi, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës ka realizuar takim me Drejtuesin e Njësisë Rajonale të Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë me qëllim të inspektimit të shenjëzimit Vertikal të trafikut në komunikacionin rrugor në Komunën tonë.


Pas takimit u dakordua që të formohet Komision i përbashkët mes Drejtorisë së Shërbimeve publike dhe Njësisë Rajonale të Trafikut, në përbërje edhe të inxhinierëve të komunikacionit, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/