LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës filloi shpërndarjen e pajisjeve elektronike për nxënësit

Komuna e Prishtinës filloi shpërndarjen e pajisjeve elektronike për nxënësit

Ndër masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së COVID-19 erdhi edhe ndërprerja e mësimit në shkolla për të kaluar në formën e mësimit online.

Kalimi i mësimit në këtë formë ua vështirësoi ndjekjen e mësimit shumë nxënësve që u mungonin pajisjet adekuate teknologjike.

Me këtë rast Komuna e Prishtinës pas grumbullimit të pajisjeve elektronike nga donatorët dhe qytetarët, filloi sot shpërndarjen e tyre në shkollat e kryeqytetit.


Deri më sot janë mbledhur rreth 400 pajisje të teknologjisë informative, ku 243 prej tyre u shpërndan sot.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se sot u shpërndan pajisje për nxënësit e klasës 6-9, kurse ditëve në vazhdim do të vazhdohet me klasë të tjera.

Ai theksoi se, përzgjedhja e këtyre nxënësve është bërë me short dhe në mënyrë transparente.

Nushi: Sot filluam me procedurën e parë për shpërndarjen e pajisjeve

“Sot filluam me procedurën e parë për shpërndarjen e pajisjeve të teknologjisë informative, për nxënësit e klasës 6 deri në klasën 9, gjithsej kanë qenë 243 nxënës të cilët kanë pasur nevojë për këto pajisje. Në mënyrë që të jemi transparentë kemi përzgjedhur metodën më të mirë, është metoda e përcaktimit të numrit të rastësishëm… Do të vazhdojmë prej klasës 1 deri 5 dhe pastaj me shkollat e mesme. Deri sot janë mbledhur afër 400 pajisje këto janë 243 pajisjet e para, i kemi edhe 160 pajisje të tjera, shpresoj që në vijim kemi edhe donator të tjerë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori