Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj komunikatës së PDK-së, ku thuhet se nxënësit e kësaj komune po rrezikohen nga qentë endacak dhe mësimdhënësit e pakualifikuar.
Komuna e Podujevës e cila udhëhiqet nga Agim Veliu nga radhët e LDK-së, përmes një reagimi për media ka thënë se propaganda e PDK-së ndaj kryetarit Veliu shkon aq larg sa që edhe mësimdhënësit e shkollave të kësaj komune i krahason me qentë endacakë.
“pa fije turpi kjo parti bën krahasimin e përkujdesjes shëndetësore për nxënësit në shkolla me rrezikun që u kanoset atyre nga qentë endacakë. Ndërsa, PDK e di fortë mirë se Komuna dhe vetë kryetari Veliu, tash e një vit janë duke kërkuar zgjidhje për qentë endacak, por kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në nivel të vendit”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, ka ndez motorët e fushatës dhe propagandës politike ndaj Komunës së Podujevës, pa zgjedhur formë as mjete.
Në propagandën dhe fushatën e saj ndaj kryetarit të Komunës dhe administratës komunale, PDK shkon aq larg sa edhe mësimdhënësit e shkollave të kësaj komune i krahason me qentë endacakë.
Shkas për kumtesat e përditshme të PDK-së është bërë çdo aktivitet dhe angazhim i kryetarit të Komunës, të cilat po e pengojnë PDK-në.
PDK merr si shkas vizitën e kryetarit Veliu në një shkollë ku është duke u realizuar projekti kontrollit sistematik të nxënësve me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të ndryshme dhe edukimin shëndetësor. Thua se kryetari Veliu asnjëherë deri tash nuk i paska vizituar shkollat!
Dhe, pa fije turpi kjo parti bën krahasimin e përkujdesjes shëndetësore për nxënësit në shkolla me rrezikun që u kanoset atyre nga qentë endacakë. Ndërsa, PDK e di fortë mirë se Komuna dhe vetë kryetari Veliu, tash e një vit janë duke kërkuar zgjidhje për qentë endacak, por kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në nivel të vendit.
Që ironia të jetë më e madhe, rrezikun nga qentë endacakë për nxënësit, PDK e ndërlidh edhe me “rrezikun” nga mësimdhënësit e “pakualifikuar”.
Është e pavërtetë se në shkollat e Komunës së Podujevës punojnë mësimdhënës të pakualifikuar dhe këtë e dëshmojnë edhe raportet e rregullta të Inspeksionit të MASHT-it. Prandaj, sa jo korrekte, është po aq e pamoralshme që dikush në PDK mësimdhënësit e tyre të deridjeshëm (ata me shkolla normale), që dhanë gjithçka për mbijetesën e shkollës shqipe, t’i krahasojnë me qentë endacakë.
E kuptojmë që krejt këtë PDK po e bën në kuadër të fushatës politike. Mirëpo, edhe në politikë edhe në luftën për pushtet, ka disa rregulla dhe norma morale e njerëzore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime