“Gracenote” ka simuluar nëpërmjet kompjuterit rezultatet e “Euro 2016” nga faza e grupeve e deri në finale. Titullin e kampionit e ka fituar nikoqiri, Franca. Por, ku përfundoi Shqipëria?
Franca do të triumfojë në “Euro 2016”. Në finale, skuadra nikoqire e garës do ta mposhtë Spanjën, duke ia shuar ëndrrën e triumfit të tretë të njëpasnjëshëm në një Evropian. Ky është parashikimi nga “Gracenote”, që ka simuluar nëpërmjet kompjuterit rezultatet e “Euro 2016” nga faza e grupeve e deri në finale.
Por, ai urojmë ta ketë gabim rezultatin e Shqipërisë. Skuadra e selektorit Gianni de Biasi ka përfunduar në pozitën e fundit në Grupin A ku gjendet “kampioni” Franca, së bashku me Zvicrën dhe Rumaninë. Skuadra e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës u kualifikua si e dyta, së bashku me Rumaninë me bilanc të mirë në pozitën e tretë, transmeton zeri.info.
Nga grupet tjera u kualifikuan për në fazën eliminatore Anglia, Rusia, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Ukraina, Spanja, Kroacia, Turqia, Belgjika, Italia, Portugalia dhe Austria. Së bashku me Shqipërinë, kompjuteri eliminoi edhe Gareth Balen në skuadrën e Uellsit dhe Zlatan Ibrahimovicin me Suedinë, në mesin e skuadrave me futbollistë të mëdhenj në radhët e tyre.
Por, ai nuk parashikoi rrugëtim të gjatë për Zvicrën që në rrethin e dytë u mposht nga një prej favoritëve, Spanja. Në çerekfinale së bashku me Spanjën u plasuan edhe Polonia, Anglia, Portugalia, Gjermania, Belgjika, Franca dhe Rusia. Por, në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, Spanja e mposhti Poloninë kurse Anglia i dha fund rrugëtimit të Portugalisë së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo.
Gjermania u kualifikua tutje pas fitores ndaj Belgjikës. Kurse, nikoqiri i garës, Franca doli fituese ndaj Rusisë, që megjithatë arriti mjaft shumë deri në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit.
Në dy super ballafaqime në gjysmëfinale, Spanja përfundoi ëndrrën e Anglisë për titull të kampionit, kurse duelin e madh mes Francës dhe Gjermanisë e fitoi ekipi i selektorit Didier Deschamps. Në finale, Franca mposhti Spanjën për trofeun e kampionit të Evropës. Por, këto janë vetëm parashikimet nga “Gracenote”, rezultatet e vërteta do t’i mësojmë së shpejti, duke filluar nga 10 qershori deri më 10 korrik.
Rezultatet:
Grupi A: 1. Francë, 2. Zvicër, 3. Rumania, 4. Shqipëria.
Grupi B: 1. Angli, 2. Rusi, 3. Sllovaki, 4. Uellsi.
Grupi C: 1. Gjermani, 2. Poloni, 3. Ukrainë, 4. Irlandë e V.
Grupi D: 1. Spanjë, 2. Kroaci, 3. Turqi, 4. Republika çeke.
Grupi E: 1. Belgjikë, 2. Itali, 3. Republika e Irlandës, 4. Suedi.
Grupi F: 1. Portugali, 2. Austri, 3. Hungari, 4. Islandë.
1/8 e finales: Polonia fiton kundër Rumanisë, Spanja fiton kundër Zvicrës, Anglia fiton kundër Turqisë, Portugalia fiton kundër Italisë, Gjermania mposht Sllovakinë, Belgjika mposht Kroacinë, Francë mposht Ukrainën, Rusia mposht Austrinë.
Çerekfinale: Spanja fiton kundër Polonisë, Anglia eliminon Portugalinë. Gjermania mposht Belgjikën, Franca triumfon ndaj Rusisë.
Gjysmëfinale: Spanja mposht Anglinë, Franca fiton ndaj Gjermanisë.
Finale: Franca fiton kundër Spanjës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë