LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë kanë mundësi për prodhim gjatë ndërrimit të natës

Kompanitë kanë mundësi për prodhim gjatë ndërrimit të natës

Kompanitë të cilat punojnë në ndërrime dhe janë të regjistruara për punë të natës mund në faqen e internetit të Odës ekonomike të Maqedonisë (www.mchamber.mk) ta gjejnë formularin për editim të lejes për lëvizje të të punësuarve të vet gjatë orës policore.

“Që të jetë i vlefshëm ky formular, kompanitë e regjistruara për punë në ndërrim me të natës dhe punë të natës të cilat punojnë në ndërrim të tretë dhe të katërt, duhet këtë formular ta plotësojnë me informatat e nevojshme për punëtorin, ta lexojnë në memorandumin e tyre dhe të vendosin nënshkrim dhe vulë nga personi përgjegjës në personin juridik. Leja e këtillë për lëvizje do të vlejë vetëm për personin, emri i të cilit është dhënë nga kompani të cilat janë të regjistruara për punë gjatë natës. Leja do të jetë vërtetim për lëvizje të punëtorit në kushte të orës së vendosur policore dhe e njëjta do të duhet t’u tregohet për kontroll organeve të shtetit”, informon këshilltari kryesor i Odës, Zoran Jovanovski në fjalimin e sotëm elektronik drejtuar mediumeve për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme në shtet të vendosura për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga Oda ekonomike e përshëndesin nismën e kryetarit të Qeverisë dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të këshillit të sapoformuar ekonomik, të paramenduar si trup që do të takohet sipas nevojës.


“Llojllojshmëria e përbërjes së të pranishmëve në mbledhje, prania e përfaqësuesve të pushtetit dhe të opozitës, prania e bartësve të politikave ekonomike, prania e përfaqësuesve të komunitetit akademik, të odave ekonomike, të komunitetit afarist, të komunitetit të ekspertëve, gjithsesi krijon bazë të mirë për t’u dëgjuar diapazoni i gjerë i qëndrimeve dhe propozimeve të cilat mund të ndihmojnë për përballje më të lehtë me pasojat ekonomike nga situata e shkaktuar nga coronavirusi. Shpresojmë se mbledhje të përbërjes së këtillë, për çështje të rëndësishme ekonomike, nuk do të mbahen vetëm në kushte të krizës por do të mbeten praktikë e rregullt në vendin tonë edhe në të ardhmen, kur ekonomia e vendit do t’i kthehet normales”, thotë Jovanovski.

Oda, shton ai, nuk do t’i komentojë propozimet e partive politike për tejkalim të gjendjeve të krizës sepse parimisht e tregon qëndrimin e vet për masat ekonomike të propozuara apo të ndërmarra nga ana e Qeverisë./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori