LAJMI I FUNDIT:

Kompanisë nga Serbia i konfiskohen kamionët e vjedhur

Kompanisë nga Serbia i konfiskohen kamionët e vjedhur

Katër kamionët që janë vjedhur menjëherë pas luftës në ndërmarrjen shoqërore “Magjistralja”, janë konfiskuar të hënën në terminalin Doganor në Merdarë. Kamionët ishin sjell nga Serbia për pastrimin e rrugëve nëpër enklava të banuara me serbë, por më pas janë bllokuar me kërkesë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me ndihmën e Policisë së Kosovës ka konfiskuar të hënën katër kamionë për pastrimin e borës në terminalin doganor në Merdarë. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bëjnë të ditur se kamionët që u konfiskuan janë pronë e ndërmarrjes shoqërore “Magjistralja”, e cila menaxhohet nga AKP-ja.

Sipas të njëjtit burimit, pas luftës ata janë konfiskuar nga serbët dhe janë dërguar në Serbi, ku më pas atje kanë qenë në funksion të pastrimit të borës nga rrugët.


“Katër kamionët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia për pastrimin e rrugëve në enklava. Në momentin kur ata kanë hyrë, ne kemi marrë të dhënat e sakta të tyre, janë verifikuar se janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore, ku dhe kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ata kamionë të bllokohen dhe një gjë e tillë ka ndodhur deri në momentin e konfiskimit. Së fundi kamionët kanë qenë të angazhuar në komunën e Shtërpcës”, thonë burime të besueshme të gazetës “Zëri”.

Sipas tij, për disa ditë radhazi zyrtarët serbë të kompanisë kanë tentuar t’i marrin kamionët e terminalin doganor në Merdarë, por përpjekjet e tyre të shumta kanë rezultuar si të pasuksesshme. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori